Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.
Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.
Por si paraqitet situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102 601 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (20 Prill 2021)
Raste të reja ditore 148
Të shëruar në 24 orë 430
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3008
Testime totale 612,563
Raste pozitive 129,842