Mevlani dhe Ledjana po shihen dhe më të përkushtuar pasi bënë deklaratën se janë në programin “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin.
Mirëpo, nuk e dimë çfarë ndodhi dje papritur mes çiftit, pasi Mevlani fshiu nga rrjetet sociale çdo foto me Ledjanën.
Ndërkohë, kjo e fundit nuk e bëri diçka të tillë. Mesa duket ai do të rregullojë “gabimin” pasi së fundmi surprizoi Ledjanën me një dhuratë të veçantë.
Kjo e fundit e ka bërë publike për ndjekësit e saj në InstaStory dhe e ka falenderuar.
Mevlani i ka dhuruar një varesë, e veçanta e së cilës është simboli që nënkupton se ai i drejtohet asaj me fjalën “Mbretëreshë”.
Kujtojmë se deklarata e tyre për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.
“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.
Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.
“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.