Mbante 19 objekte terrakot, të datuara nga fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit IV para Krishtit, në një vitrinë në dhomën e ndenjes, pa i raportuar ato në Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore, Aktiviteteve dhe Turizmit, megjithëse ishte i detyruar ta bënte këtë sipas ligjit. Për këtë arsye, një qytetar në Gravina në Itali, i cili nuk ishte në gjendje të provonte legjitimitetin e blerjes së objekteve, u denoncua nga Guardia di Finanza për shkeljen e dispozitave të përfshira në Kodin e trashëgimisë kulturore dhe peizazhit.
I gjithë materiali u sekuestrua dhe u kërkua nga organi i akuzës nisja e hetimeve, ndërkohë që u vendos dërgimi i tyre në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Altamura.
Dorëzimi i gjetjeve të çmuara u bë dje. “Në këtë mënyrë – shkruajti Guardia di Finanza në një postim në rrjetet sociale – objektet u kthyen në komunitet për t’u admiruar jo vetëm nga banorët, por edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e Altamura”. //telebari