Tabela tregon se aktiviteti është rihapur. Tavolinat janë me distancë nga njëra-tjetra, siç kërkohet nga protokolli. Restorantet përsëri presin klientët, të ulur në tryeza në mjediset e brendshme. Ky ishte hapi i mëtejshëm i lehtësimit të kufizimeve që hyri në fuqi nga dje, 1 qershor, me shpresën se nuk do të jetë më e nevojshme përdorimi i masave të këtij lloji.Shumë restorante dhe pronarë restorantesh, megjithatë, iu desh të prisnin më tej për t’u kthyer në punë. Lokalet e tyre nuk kishin hapësira për të krijuar distancat e kërkuara. Midis këtyre Michele Paglionico, anëtar i Shoqatës së Ushqimit Apulia dhe pronar i Osteria Villari në Bari.
“Kemi humbur shumë klientë. Shpesh merrnin telefonata për të pyetur se kur do të mund të riktheheshim, por restoratet që shërbejnë në mjedise të breshme, janë të fundit që u hapën. Me gjithë këtë jo të gjithë kishin mundësi të vendosnin tavolinat në distancat e kërkuara, ndaj kjo morri edhe më shumë kohë. Por, tashmë jemi rikthyer, po rifillojmë me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë dhe nuk do të jemi më të detyruar që të mbyllim aktivitetin tonë, pasi kemi shumë klientë që na besojnë dhe janë të lidhur me shërbimin tonë, ndaj nuk do të donim që ti humbnim sërisht ata”, thotë ai.
Natyrisht, masat e sigurisë të parashikuara tashmë në muajt e fundit mbeten. Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur të mbajë kufizimin e vetëm 4 personave të ulur në tryezë edhe në rast kalimi në zonën e bardhë,kjo nuk do të jetë më e nevojshme. Shpresa është që të gjitha këto zgjidhje do të shërbejnë përfundimisht për një ringjallje të vërtetë të ekonomisë edhe pas stinës së verës verës. //telebari