Astrologia Susan Miller parashikon keto 4 shenja ,qe hena e plote do te trondise.
Binjaket : Binjakët bëjnë mirë të presin një shkurt fantastik! Keni mbështetjen e 6 trupave planetarë, prandaj bëni gjëra të bukura. Secili nga këto planete do t’ju japë mundësi të reja në çdo fushë të jetës. Ç’lloj mundësish?
Do të jenë aq shumë, sa do t’ju duhet të zgjidhni mes tyre. Binjakët njihen si shenjë e talentuar në botën e medias, prezantimit, editimit apo publicistit: me pak fjalë çdo gjë që lidhet me komunikimin. Në një prej këtyre fushave do t’ju ofrohet një projekt i ri që do të ndriçojë jetën tuaj profesionale.
Akrepi : Tani që keni përvojën, gjy kimin dhe aftësitë, me lëvizjen e Jupiterit dhe Saturnit në shtëpinë e njëmbëdhjetë të veprimtarisë shoqërore, shpresave dhe dëshirave, bëni gjithçka që mundeni për të zgjeruar kontaktet dhe njohjet e rastësishme dhe për të zhvilluar miqësi të reja, sepse kjo zonë e grafikut do t’ju ndihmojë më së shumti në kete periudhe te muajit Shkurt dhe fillimi i muajit Mars. Është zona që do t’ju japë mundësinë të shfaqni rritjen më të madhe personale.
Peshqit : Miqtë – si të vjetër, ashtu edhe të rinj që do të hyjnë në jetën tuaj – do të kenë një rol më të madh se zakonisht. Më 28 Shkurt, do të keni Ditën më të Lumtur të Vitit, kur Dielli dhe Jupiteri bashkohen në Ujori, një shenjë që shkrihet bukur me tuajën. Një mik mund të largohet ose të bëjë diçka të jashtëzakonshme për ty.
Luani : Bëhuni gati të shpenzoni më shumë para se zakonisht, tani që Marsi po kalon në shtëpinë e dytë të fitimeve nga 6 Marsi deri më 8 Mars. Kjo është hera e parë në dy vjet që keni Marsin në këtë sektor. Për shkak të Hënës së plotë të rëndësishme të muajit të kaluar më 28 Shkurt, mund të jeni duke shpenzuar më shumë. Ju mund të dëshironi të blini ose merrni me qera pronë, të rinovoni, riparoni ose dekoroni, ose anasjelltas, mund të dëshironi të ndihmoni një prind financiarisht.