10 arsyet pse binjakët janë miqtë më të çmendur

Binjakët kanë lindur midis 21 majit dhe 20 qershorit.




Disa mund t’i konsiderojnë si njerëz me dy fytyra, ndërsa të tjerë vlerësojnë entuziazmin e tyre. Është e nevojshme të themi se nëse keni shokë të shenjës së binjakëve, jeni në një rrugë të çmendur në jetën tuaj.
Këto janë arsyet pse:




1.Nuk duhet të kërkoni të përsëritet dy herë një kompliment ose kritikë.
Binjakët e duan shumë stilin dhe të hijshmen dhe nëse janë miqtë tuaj të vërtetë, do ta shprehin mendimin e tyre.




2. I shndërrojnë situatat e vogla në situata të mëdha.
Ata mund të shndërrohen nga njerëz normal dhe të qetë, në njerëzit më të shkathët, për t’u kthyer sërish në gjendjen e tyre të mëparshme.




3. Ata do t’ju duan dhe urrejnë në të njëjtën kohë, me të njëjtën hakmarrje.
Janë njerëz shumë të shkathët dhe me humor. Kur ju keni një probleme me ta, do t’ju shkruajnë për t’ju ftuar për një darkë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

4. Kanë konceptin e tyre të kohës.
Binjakët me shumë mundësi kanë zgjedhur një vend të caktuar për t’u takuar sepse nuk e kanë vendosur kohën e tyre të ardhjes. Ata kanë mendimin se “festa nuk fillon pa ardhur unë” dhe adhurojnë të kenë një hyrje të veçantë.




5. Ajo që është normale për dikë tjetër, mund të duket si çmenduri për një binjak dhe e kundërta.
Ata qëndrojnë veçmas nga turma. Ju do t’i dalloni që prej së largu ngjyrat e tyre të flokëve të çuditshme dhe të ndezura. Binjakët janë miqtë që duhet të merrni për të bërë blerje pasi kanë një stil të bukur.




6. Ata nuk i marrin kurrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për veprimet e tyre, ata marrin vetëm një pjesë të përgjegjësisë.
Të lindurit e kësaj shenje e largojnë fajin nga vetja. Ata nuk janë të mirë në rolin e “të keqit” edhe kur e shohin që e kanë gabim.

7. E duan veten më shumë seç duan ju.
Binjakët janë njerëz që vetëpërfshihen, por jo egoist. Ata nuk shqetësohen kurrë për të tjerët më shumë se për veten e tyre.




8. Janë shumë rehat kur janë të vetmuar.
Nuk është se ata nuk duan të jenë shokët tuaj më të mirë ose ata nuk janë të interesuar se si shkoi takimi juaj, ata thjesht duhet t’i kapësh në një kohë të përshtatshme që do të jenë duke ju dëgjuar. Binjakët vlerësojnë “unin” dhe mund t’ju mësojnë se si të kaloni kohën vetëm.




9. Ata kanë një sens fallco të lidershipit.
Binjakët mendojnë se po u tregojnë diçka që kanë dëgjuar nga të tjerët dhe kjo u jep atyre autoritet në jetën tuaj. Ndonjëherë kjo u duhet për të zgjatur miqësinë me ju. Ata i duan njerëzit krijues rreth vetes.

10. Janë tepër të mëshirshëm.
Binjakët shpenzojnë shumë kohë për të parë të dyja anët e medaljes dhe zakonisht mund ta bëjnë këtë. Kjo i ndihmon të shohin perspektiva të ndryshme dhe ata mund të kuptojnë se prej nga vjen secili. Sigurisht kjo ndodh në rastet kur çështja nuk i përfshin. Ana duan të kuptojnë se çfarë ju thatë, çfarë dëshironit të thonit dhe çfarë ju latë pa thënë.



Author: horoscope