Të ndjerit i plotësuar është një ndihmesë e madhe në rrugën drejt lumturisë, por ja që disa njerëz, nga viti në vit, një ose më shumë herë, pësojnë zhgënjime në këtë fushë.
Në këtë 2022, janë dy shenjat e zodiakut ato të cilat do të përjetojnë eksperiencën e hidhur të asaj që ndryshe e njohim si ‘zemër e thyer’. Edhe pse mund të jetë një realitet i hidhur, parashikimi i yjeve nuk sheh të ardhme të ndritur në këtë fushë për këto shenja në veçanti.
BINJAKËT: Këtë vit do ta keni të vështirë të gjeni dikë që di ta vlerësojë si duhet karakterin tuaj prej gjeniu. Ju keni një dhunti të lidur: t’i bëni të tjerët të ndihen sa më mirë dhe të përshtaten në çdo situatë. Nga ana tjetër, është pikërisht kjo karakteristikë ajo që jua vështirëson rrugën e të gjeturit personin e duhur që duhet t’ia dhuroni këtë lloj rehatie. Për fatin tuaj të keq, këtë vit duhet ta kaloni duke ndërruar maskat e personalitetit, duke mos e gjetur kështu personin që do t’ju bëjë të jeni gjithmonë vetvetja. Por, ku i dihet, ndoshta 2023-shi do t’ju gjejë përballë shpirtit tuaj binjak.
PESHORJA: Jeni gjithmonë në kërkim të harmonisë dhe balancës të gjithçkaje në jetë. E urreni kur shihni sjellje keqtrajtuese ndaj të tjerëve ose kur vini re se njerëzit nuk janë në zonën e tyre të komfortit. Por, këtë cikël dymbëdhjetë mujor, do t’ju duhet të zgjoheni. Do ta kuptoni se sado që përpiqeni, jeta nuk është gjithmonë e drejtë. Do të përjetoni humbjen e personave që nuk meritojnë t’i humbisni, dhe si për të mos mjaftuar kjo, do të jenë ata që keni më shumë përzemër. Pas kësaj eksperience, do të arrini të kuptoni se jeta në vetvete është edhe një lojë e pakuptimtë fati.