
Edhe pse konsiderohet si një prej shenjave më ambicioze, punëtore dhe të vendosura të horoskopit, edhe Bricjapi ka anët e tij negative që nuk pëlqen t’i nxjerr në pah. Të lindurit në datat 22 dhjetor-19 janar janë pa diskutim liderë të lindur në punë, por kanë edhe këto “vese”.




1. Kontrollues: Bricjapi ka një sens të fortë të së drejtës dhe gabuarës. U pëlqen t’i bëjnë gjërat në atë mënyrë se si ata besojnë se është e drejtë dhe janë të prirur të ndikojnë të tjerët. Duan të kontrollojnë çdo gjë rreth tyre. Kjo mund të mos u pëlqejë të tjerëve. Bricjapi duhet të mësojë të respektojë mënyrën e të tjerëve, sepse ekziston gjithmonë më shumë se një mënyrë për t’i bërë gjërat.




2. Kokëfortë: Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë ambiciozë dhe të vendosur, kanë gjithmonë objektiva për të arritur. Shpesh kjo trajtë shkon deri në kokëfortësi. Vendosin rregullat e tyre dhe nuk u pëlqen të marrin sugjerime nga të tjerët.




3. Arrogantë: U pëlqen të jenë në pozicione të larta. Kanë dëshirë të madhe të kenë pozicione lidershipi dhe fuqie, në mënyrë që të bëhen pjesë e qarqeve të larta. Sapo ta arrijnë, do fillonë të mendojnë lart për veten e tyre. Kjo sepse mendojnë se i bëjnë gjërat gjithmonë në mënyrën e duhur. Janë tejet ambiciozë, dhe kjo i bën ata egoistë në veprimet e tyre. Kanë dëshirë të madhe që t’i arrijnë qëllimet e tyre me çdo mjet. Kjo mund t’i bëjë ata shumë egositë pasi kanë tendencë që të armiqësohen me njerëzit gjatë orvajtjeve të tyre për të arritur qëllimet.



