3 shenja do kenë sfidues Dhjetorin deri në fund: Peripecitë nuk mbarojnë!

Dhjetori ka qenë dhe do vazhdojë të jetë një muaj kompleks; ne priremi të mendojmë shumë dhe të veprojmë. 3 nga shenjat e horoskopit do vazhdojnë ta kenë sfidues dhjetorin:

Luani

Mund të mos ndiheni kurrë të kënaqur, gjatë këtij muaji, Luan. Ju do të dëshironi ndryshimin dhe do ta arrini atë, megjithëse nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Ju mund të bëni diçka drastike dhe megjithatë përpjekjet tuaja nuk do t’ju japin atë që dëshironi. Marrëdhëniet e dashurisë do lëkunden. Mos e sulmoni partnerin. Krijoni një hapësirë të sigurt për të biseduar me të dhe eliminoni problemet tuaja. Ju do të ushqeni plagët e vjetra dhe kjo do t`ju shkaktojë dhimbje koke dhe zemre. Mund të jetë një muaj i vështirë për t’u përballur, por do t`ia dilni.

Peshorja

2020-ta ju hoqi shumë gjëra, njerëz dhe ide nga jeta juaj. Pasojat i keni ndjerë gjatë gjithë këtij viti. Ju ende nuk ndiheni ‘të sigurt’ dhe nëse ka diçka që ju nevojitet vërtet, është ndjenja e sigurisë. Ju i urreni surprizat. Kjo do ta bëjë vazhdimin e dhjetorintedhe më të vështirë për ju, pasi do të keni shumë surpriza gjatë muajit. Ju thjesht dëshironi të jeni vetëm tani.

Ujori

Ajo që do t’ju nxjerrë jashtë ekuilibrit këtë muaj, ka nisur që në fillim të dhjetorit. Ajo që keni vënë re menjëherë ka qenë kaosi. Ju mbetet vetëm të prisni kur planetët të rregullojnë pozicionet e tyre.

Author: horoscope