
Për të tërhequr dikë nuk duhet vetëm të jesh e bukur në pamjen e jashtme, por duhet të kesh edhe karizëm e shpirt të bukur. Këto janë 5 shenjat që i kanë këto aftësi dhe dallojnë nga të tjerat.




Peshorja. Të lindurit e kësaj shenje të mahnitin me sigurinë dhe humorin e tyre. Përherë ata mundohen të duken mirë në publik, madje kanë edhe një stil të veçantë. Peshoret duan të duken përherë joshëse sepse t’iu pëlqejnë të tjerëve është prioritet.




Binjakët. Inteligjenca që zotërojnë personat e kësaj shenje bën që të gjithë të tërhiqen pas tyre. Ata dinë përherë të bien në sy edhe me ngjyrat e ndezura, materialet që përzgjedhin dhe çdo detaj tjetër. Ana enigmatike është një tjetër veçori e binjakëve që tërheq vëmendjen. Personaliteti i pasur dhe i ndërlikuar bën që ata të adhurohen më tepër.




Luani. Plot dritë dhe vezullim, personat e kësaj shenje zjarri i bëjnë të gjithë të kthejnë kokën. Edhe karizma është një tipar që i bën më tërheqës. Në dashuri, luanët përdorin çdo lloj mjeti për të rënë në sy dhe për të tërhequr personin që duan. Elokuenca i bën edhe më sharmantë.




Demi. Joshja është instinktive për personat e kësaj shenje. Talenti i tyre për t’u shprehur i tërheq të gjithë. Nga ana tjetër shija e hollë i bën të adhurueshëm dhe të veçantë. Inteligjenca emocionale dhe misteri që kanë, janë gjithashtu shumë të rëndësishme për të tërhequr të tjerët.
Shigjetari. Sharmi i të lindurve të kësaj shenje qëndron tek sjellja e tyre. Ata janë përherë të disponueshëm për të ngushëlluar e për të qetësuar shpirtrat e të tjerëve. Nga ana tjetër ajo që i bën tërheqës shigjetarët është edhe bujaria. /A.S-Dritare.net



