![](https://adrianet.al/horoscope/wp-content/uploads/2020/05/kombetarja.jpg)
Pas shumë vitesh te Napoli, Elseid Hysaj duket se e ka mbyllur kapitullin me klubin.
Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit po mendon të kalojë te kampionët e Italisë, Juventusi.
Në fakt edhe “Zonja Vjetër” duket se ka hedhur grepat për mbrojtësin e djathtë.
Asgjë nuk është e pamundur po të marrim në konsideratë marrëdhënien shumë të mirë që ka Hysaj me trainerin e Juves, Sarri.
Për të veshur bardhezi Hysajn, Juventusi është gati t’i ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Shiljo, të cilin e ka blerë te Milani. /k.k/noa.al/