Denoncimi i fundit i Partisë Demokratike, në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, vjen nga ish deputeti Bardh Spahia. Ky i fundit shkon dhe më tej, duke thënë se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, por kjo gjë mbahet e fshethtë sipas tij. Bardhi ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social “FaceBook”që është shpërndarë dhe nga Partia Demokratike, mesditën e sotme.
Postimi i plotë:
COVID EDHE NE KRYEMINISTRI
Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.