Ja si zgjohen të gjitha shenjat e horoskopit nga gjumi

Dashi

Që në orët e para të mëngjesit Dashi është gati. Me energji të reja që i del nga të gjitha poret. Ngri

Demi

Është krejt e kundërta e Dashit. I duhen disa minuta për t`u zgjuar. Pastaj edhe 5 minuta… edhe 5 minuta… edhe 5 të tjera.

Binjakët

Ngrihet në këmbë me tingullin e parë të alarmit dhe është thuajse gjithmonë në humor të shkëlqyer.

Gaforrja

Të zgjosh një Gaforre është mundim i madh. Dalja nga shtrati është një ndër gjërat më të vështira për të.

Luani

Zgjimi i Luanit është taktik. Ai e vë orën e alarmit 30 minuta më herët nga ç`duhet të zgjohet, në mënyrë që atë gjysmë ore të shijojë shtratin.

Virgjëresha

I hap sytë vetë pak para se të bjerë alarmi. Humori i mirë dhe sytë gjithë gjallëri i ka që në nisje të ditës.

Peshorja

Bëjnë përpjekje ekstreme për t`u zgjuar në mëngjes. Pothuajse asnjëherë nuk janë të humor të mirë. Gjithmonë i duhet shumë kohë për të dalë nga shtëpia.

Akrepi

Mos fol me një Akrep në orët e para të mëngjesit. Mos e bëni derisa të kuptoni që e ka kapur kontaktin me realitetin dhe s`është ende i përgjumur.

Shigjetari

I shpejtë dhe hiperaktiv që në mëngjes. Nuk ka frikë nga alarmi dhe është pothuajse gjithmonë entuziast për të nisur ditën.

Bricjapi

Urren të zgjohet herët. Mund të qëndrojë natën zgjuar sa të jetë nevoja, por mëngjesin e do në gjumë. Punon, lexon natën. Mëngjesin e ka për gjumë. Ndryshe do jetë gjithë ditën në humor të keq.

Ujori

E pranon pa turp që po të ishte mundësia do ta kalonte gjithë ditën duke fjetur gjumë.

Peshqit

Me çfarë guximi mund të ndërpritet gjumi i një ëndërrimtari? Nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të largohen nga shtrati, por gjithsesi janë në humor të mirë.

Author: admin