Astrologu Jorgo Pulla bën parashikimin e 12 shenjave për muajin shkurt. Sipas astrologut, shkurti është muaj i shkurtër por ka çështje të gjata.
“Duhet të jemi të vëmendshëm në çështje që kanë të bëjnë me ligjin, dokumentacionet. Ka vend për ti rregulluar deri në datën 13. Deri në datën 13 duhet të evitojmë konfliktet dhe debatet. Do të dalin në sipërfaqje çështje të mëdha që duhet të kemi kujdes”.
Tre shenjat më të favorizuara për këtë muaj, sipas tij janë ujori, luani dhe shigjetari.
Dashi
Jini të vëmendshëm në çështje ligjore ose kur firmosin. Më mirë t’i lenë për 15-ditëshin e dytë. Ka një ndikim shumë të mirë në këtë fushë dhe mund t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj.
Demi
Afërdita në ujor ju jep mundësinë çështjet ekonomike. Do t’i jepni rëndësi të veçantë çështjeve madhore. Kini kujdes në çështje të rëndësishme që mund të keni, si nënshkrim kontrate, mundoheni t’i realizoni pas datës 17.
Binjakët
Gjatë gjithë javës dhe muajt do të jeni nën një ndikim shumë të mirë.
Për sa i përket anës shpirtërore, binjakët që kanë lidhje me shigjetar apo luan do të jenë nën një atmosferë shumë pozitive, që mund të përfundojë në martesë.
Gaforrja
Do të jeni shumë të dhënë këtë periudhë punës suaj private. Mund të ndryshoni vend pune, vendbanim ose të keni rritje në detyrë.
Mund të keni një gëzim të madh 15-ditëshin e parë të këtij muaji.
Luani
Për ju luan, keni mundësi për të ndryshuar shumë gjëra. Mund të keni një ofertë pune por kini kujdes se mund të jetë pak me spec. Për sa i përket anës shpirtërore do të keni mundësi të zgjidhni gjëra të pazgjidhura. Në lidhje me çështjet financiare, stabilizimi është shumë afër.
Virgjëresha
Është një moment shumë i mirë për anën shpirtërore, siç mund të jetë një bashkim familjar. Do të keni mundësi shumë të mira pas datës 14.
Po ashtu, do të keni mundësi shumë të mira për anën financiare.
Peshorja
Do të keni mundësi të zgjidhni një ngërç në fushën e pasurisë së paluajtshme. Një çështje ligjore mund të marrë fund
Do të keni mundësinë për të bërë gjëra më serioze në fushën shpirtërore.
Akrepi
Do të keni një lëvizje në vendin e punës që do të jetë në favorin tuaj. Periudha më e mirë për çështjet e punës është nga data 17 deri në datën 22.
Shigjetari
Trekëndëshi që krijon Jupiteri me Afërditën në ujor ju jep mundësi në anën ekonomike dhe zhvillime të reja që do të keni tani e tutje. Mos i lini pas dore sepse mund të arrini aty ku doni, koha është në favorin tuaj.
Bricjapi
Do të keni lajme shumë të mirë, në lidhje me ambasadat në fillim të këtij muaji, nëse keni çështje pezull. Disa para që nuk i keni marrë, edhe pse jeni lodhur shumë mund t’i përfitoni këtë periudhë.
Ujori
Afërdita në shenjën tuaj ju favorizon. Afërdita është planeti i parasë dhe i çështjeve shpirtërore, kështu që është periudhë e mirë në këto fusha. Beqarët sidomos kanë shumë shanse. Shkurti është muaji i dashurisë dhe nuk ka lidhje me 14 shkurtin.
Peshqit
Keni shumë gjëra për të realizuar këtë muaj.
Kjo është java e fillimeve të reja në lidhje me biznesin dhe punën. Mund të vendosni pikat mbi i në çështje që lidhen me punën, dokumentacionet, legalizimeve./adrianet.al