Lidhjet mund të jenë të komplikuara për shumë njerëz, prandaj me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni fjali të tipit “Jam më mirë vetëm”.
Kjo mund të jetë e vërtetë, nëse personat që e thonë janë një nga këto shenja:
Shigjetari
Për një aventurier si Shigjetari, një lidhje nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Kjo nuk do të thotë se ata s’janë romantikë, thjesht janë një “shpirt aq i lirë”, sa për ta është e vështirë të bëjnë kompromise për hir të një marrëdhënieje.
Ata preferojnë të takojnë shumë njerëz dhe të udhëtojnë në skajet më të largëta të botës
Peshqit
Peshqit e adhurojnë romancën, por kur ndjejnë se romanca po i “mbyt”, gjejnë një mënyrë për t’u larguar. Ata kanë nevojë për mjaft vetmi dhe paqe në mënyrë që të funksionojnë si duhet.
Peshqit e duan dashurinë, por bota e tyre është aq e bukur, sa mund ta gjejnë dashurinë kudo./noa.al