Njerëzit e lindur në shenjën e Ujorit shprehin gjithmonë mendimin e tyre dhe preferojnë të thonë të vërtetën edhe nëse bëhet fjalë për diçka në dëm të tyre. Janë objektivë dhe nuk lejojnë emocionet të ndërhyjnë në veprimet e tyre. Ujori është një person i pavarur dhe çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e tij e shikon si një provokim për të prishur raportin me të.
Nga pamja e jashtme, mund të duken si persona të ftohtë, por në fakt janë miqësorë. Ata duan t’i shikojnë njerëzit përreth të lumtur dhe gjithmonë përpiqen t’i bëjnë të ndihen mirë pa pritur asgjë në këmbim. Ujori përpiqet gjithmonë të bëjë diçka të dobishme në jetë. E vërteta për Ujorin është një çështje shumë e rëndësishme. Nuk ngurojnë kurrë ta thonë të vërtetën, edhe nëse kjo mund të jetë e hidhur dhe e dhimbshme për të tjerët.
Ujorët shpesh vuajnë prej kësaj, por kjo gjë nuk e ndryshon sjelljen e tyre. Ndonjëherë për shkak të dëshirës për të thënë të vërtetën, konsiderohen si shenja më inteligjente. Ata përpiqen gjithmonë të stimulojnë vetëdijen intelektuale dhe të zbulojnë vazhdimisht diçka të re. Njerëzit e kësaj shenje janë plot paradokse, si në sjelljen e tyre me njerëzit e tjerë, ashtu edhe në këndvështrimin e tyre për jetën./noa.al