Kriza në Itali/ Shqiptari ben gjestin e madh duke dhuruar ushqim falas, rrëfen batutat me miqtë

Lulzim Vulashi, një nga shqiptarët që ka arritur sukses në fushën e gastronomisë në Itali ka bërë disa akte bamirësie duke u ofruar ushqim të varfërve në Itali.

Ai ishte në një lidhje me skype për “Wake Up”, ku rrëfeu rrugëtimin e suksesshëm në Itali dhe si nisi dëshira për të dhuruar bukë falas dhe batuta që bënte me miqtë e tij, të cilët ankoheshin për krizën.

“Kohët në Shqipëri ishin shumë të vështira në 1997, ka folur historia për Shqipërinë. Nuk kishim asnjë shpresë të punonim ose të bënim diçka për të ardhmen. Si shumë të tjerë është unë vendosa të iki në Itali. Vija në Firence, sepse ishte qyteti i arkitekturës dhe kisha ëndërr të vijoja arkitekturën.

Por nuk kisha shumë mundësi të studioja fillimisht dhe fillova të punoj dhe kam pas gjithmonë pasion verërat. Më shumë vështirësi gjithmonë, pas shumë sakrificave, punëve, arrita ta realizoja.

Është kosto të dhurosh bukë falas, por si të them, fillimisht kisha dëshirë të bëja diçka për këtë vend që më priti krahëhapur. Më dha shpresë, më dha punën, më dha të ardhmen. Fillimisht kur hapa dyqanin, shumica e miqve të mi në atë kohë ishin në krizë, kishin probleme ekonomike. ‘Kemi frikë të bëjmë fëmijë e shumë si këto’, më thoshin.

Dhe unë me shaka u thosha: ‘Ju bëni fëmijë se bukën ua garantoj unë gjithmonë’. Dhe kështu ndodhi. Ne filluam t’u jepnin bukë falas të gjitha nënave derisa fëmija të bënte 6 muaj. Një përqindje të vogël të fitimeve e kemi dhënë për njerëzit të nevojë”, u shpreh biznesmeni shqiptar./korrieri.al

Author: horoscope