Nëse keni nevojë të mbështeteni diku, këto janë shenjat zodiakale që do t’ju gjenden vërtet pranë

 

Të ndarit të emocioneve me të tjerët është një përvojë lehtësuese, por jo për të gjithë. Nëse përballë jush keni një njeri empatik, e ndani me të një histori trishtuese, ai do të marrë mbi shpatulla të gjithë dhimbjen e do vuajë sikur të ishte protagonist i historisë. Të gjithë njerëzit ndjejnë keqardhje, gëzim, inat, mërzitje, por kur kjo gjë ndodh në mënyrë shumë intensive shndërrohet në një përvojë rraskapitëse e gërryese. Një personi empatik i duhet shumë punë të mbrojë veten nga ‘emocionet’ e të tjerëvr, ndaj ju këshillojmë nëse keni një mik apo mikeshë që ka lindur nën shenjat e mëposhtme, mundohuni t’i ‘ngarkoni’ sa më pak. Ja empatikët e lindur.

1. Peshqit (19 shkurt – 20 Mars)

Peshqit janë një shenjë jashtëzakonisht empatike, që vujanë e gëzojnë po aq sa njerëzit që kanë kaluar një hidhërim apo gëzim në jetë. Peshqit , ndonëse ndonjëherë nuk duan,mbajnë peshën e botës mbi supet e tyre dhe harrojnë të kujdesen për veten. Vendosin nevojat e të tjerëve para dhe ndihen keq kur nuk ofrojnë ndihmë. Mos përfitoni kurrë nga zemra e bardhë e peshqëve.

2. Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme në zodiak, kështu që nuk është çudi që ata ta jenë empatikë. Tendencat e gaforres për të qenë tejet emocionalë dhe tendenca e tyre për të “ndjerë ndjenjat” do të thotë se ata dinë të lidhen shumë ngushtë me njerëzit përreth e krijojnë lidhje shumë të forta.

3. Akrepi (22 tetor – 21 nëntor)

Akrepi ka reputacionin e të qenët një njeri i ftohtë dhe arrogant, por prapa kësaj fasade, akrepi është zemërbutë dhe i ndjeshëm (ndonjëherë më shumë nga se duhet)Akrepat ka shumë të ngjarë të ndjehen të tronditur nga natyra e tyre empatike, kjo është arsyeja pse ata preferojnë grupe të ngushta miqsh!  Ata janë intensive dhe çdo gjë e përjetojnë me zemër.

Author: horoscope