![](https://adrianet.al/horoscope/wp-content/uploads/2021/06/paragjykojne.png)
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e luanit janë zemërgjerë, besnikë, të sinqertë! Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një luani sepse ai nuk është i tillë:
QENDRA E BOTËS
JO, Luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurin e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.
E BËN QIMEN TRA
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Thuhet se Luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.
EGOIST
Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale ! Nuk është faji juaj, thjesht luani është i përqëndruar të arrijë diçka tjetër “më të madhe në jetë” sesa thjesht një lidhje.
ARROGANT
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Është vetëbesimi i lartë i Luanit, ai që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë arrogantë. Sjellja e tyre “frikëson” të tjerët , por nuk e bëjnë me qëllim.
Luani është për cilësinë mbi sasinë, por nuk duhet t’i merrni për materialistë ! Ata vlerësojnë përkushtimin dhe dashurinë tuaj mbi gjithçka, ndaj mos mendoni se do të fitoni zemrën e luanit me bizhuteri të çmuara appo gjithçka tjetër që blihet me lekë.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)