Horoskopi i shoqërisë: Ç’mik jeni bazuar në shenjën tuaj!

Dashi

Nëse keni një mik dash vërdallë dijeni se në çdo situatë që do të jeni, ai do t’jua përplasë të vërtetën në sy. Ata janë shumë mbështetës, miq për kokë ama mos mendoni se do t’ju përkëdhelin apo do t’jua thonë atë që mendojnë larg e larg. Me ata nuk ka skema!

Demi

Miqtë e një demi e dinë se çfarë dëshiron ai: rehati, shtëpi dhe filma. Për ta nuk ka gjë më fantastike se sa të kalosh disa momente të ngrohta përkrah miqve dhe në intimitet total.

Binjakët

Nëse ka ardhur momenti të kaloni në një tjetër stad, të hapni horizontin, të provoni gjëra të reja telefononi një binjak. Ai ka përherë diçka të re për të të ofruar, që ty do të intrigojë kaq shumë!

Gaforrja

Një shpatull ku të mbështeteni: Si shpirtra të ndjeshëm që janë, gaforret do të bëhen copash që t’ju ngrejnë humorin dhe t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Pas çdo zënke me të dashurin, problemi familjar, pushimi nga pune është një gaforre e dashur që ju dëgjon dhe përkrah shpirtërisht. Kaq shumë lidhen dhe japin për të tjerët, sa pa kuptuar dëmtojnë veten.

Luani

Luanët janë tipa shumë shoqërorë, të hareshëm dhe të gatshëm kurdoherë për të njohur njerëz të rinj. Le të themi se ju jeni shpirti i festës, ndaj kudo shkelni do ta argëtoni rrethin shoqëror pamasë. Dhe nëse shoqja juaj nuk ndihet mirë, ju kurën e keni gati: party, qejf, njerëz të rinj!

Virgjëresha

Si adhurues të perfeksionit që janë, virgjëreshat i ndihmojnë sa më shumë miqtë e tyre të përmirësohen, të aftësohen apo të ndihen më mirë me veten. Jeni guru shpirtërorë për së mbari! Ju dini si t’i bëni ata të ndihen gjithë vetëbesim dhe te rrethuar nga përkujdesja.

Peshorja

Zgjidhës problemesh: Nuk ka mik që qëndron më gjakftohtë dhe arsyeton në mënyrë racionale se një peshore. Nuk është çudi që miqtë i kërkojnë përherë ndihmë nje peshreje kur duhet të zgjidhin disa nga dilemat më të mundimshme. Ata e dinë qe peshorja po i dëgjon vërtet me kujdes, po i këshillon, po gjykon dhe po e trajton çështjen sikur të ishte e saja.

Akrepi

Bashkëpunetor në krim: Një ditë të bukur do të vishesh, të lyhesh dhe të shkosh të flirtosh me të gjithë meshkujt e mundshëm, apo thjesht do  t’i japësh një mësim të mirë të dashurit që të tradhtoi. Një mikeshë e ngushtë akrep është njeriu i duhur!

Shigjetari

Aventurë, aventurë, aventurë: Dëshira juaj e shfrenuar për të bredhur sa andej këndej është ngjitëse, shigjetar! Rrethi juaj shoqëror vetëm pret idenë e radhës nga ana juaj. Jeni miku më argëtues dhe më energjik i mundshëm.

Bricjapi

Miqtë e kësaj shenje janë besnikë, kanë humor dhe janë përherë aty për ty. Pavarsisht se janë të ndjeshëm dhe mirëkuptues, nuk kanë për të lejuar shumë drama lart e poshtë. Me të parë që ju jeni mërzitur do të dinë si t’jua ngrenë humorin.

Ujori

Si njerez individualiste dhe idealiste, ujorët shërbejnë si një rrjetë miqsh: ata bëjnë bashkë grupe njerëzish që kurrën e kurrës s’do donin të rrinin bashkë.

Peshqit

Një mik peshk nënkupton një guidë personale shpirtërore. Hapni zemrën dhe lëreni atë të punojë me ju. Nuk thonë kurrë “jo”, ju dëgjojnë përherë ama kur vjen puna te këshillat nuk janë përherë personi i duhur. Kaq shumë të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm për të dhënë një gjykim të ftohtë.

Author: horoscope