Kujt t’i ruheni? Shenjat më hakmarrëse të horoskopit

Ndonjëherë hakmarrja ju vjen nga ata që nuk jua pret mendja. Njerëz në dukje të qetë, por që në brendësi ndjekin parimin: hakmarrja serviret e ftohtë. Ky është rasti i shenjës së virgjëreshës.

Ndonëse më pak hakmarrësja në listë, ajo është një potencial i mundshëm për t’ju bërë të paguani gjithçka. Problemi është se kurrë nuk do ta kuptoni kur e keni zemëruar një virgjëreshë. Komentet thumbuese do t’i alternojë me sjelljen e zakonshme, saqë herë do të ndjeni sikur çdo gjë është në rregull, e herë sikur jeni personi më i urryer mbi tokë. Do t’ju duhet të uleni, të merrni laps e letër dhe të analizoni se ku gabuat, ç’bëri ajo për t’jua kthyer me të njëjtën monedhë duke analizuar pikë për pikë gjithçka.

Demi gjithashtu i bashkohet listës së personave hakmarrës. Ata e kanë shumë të vështirë të falin, ndaj do t’ju torturojnë në mënyra të ndryshme derisa të binden se ju kanë bërë të vuani mjaftueshëm. Vetëm mos e zemërofshit një dem e vetëm ai të mos zhgënjehet, sepse përndryshe do ta keni punën pisk. Futeni në kohë: një dem nuk harron!

Peshqit nga ana tjetër mund të duken shumë të pafajshëm, por ndjeshmërisë së tyre në ekstrem duhet t’i druheni për dy arsye: një peshk lëndohet fare lehtë dhe kur kjo ndodh, jeni i vdekur! Kështu një ditë të bukur, do të zgjoheni në mëngjes dhe do të kuptoni se arsyeja përse nuk keni punë, para, miq ose qeni ju ka humbur prej kohesh është sepse i prishët punët me një peshk, vite më parë!

Në krye të të gjithëve qëndron kush tjetër përveç se akrepit. Nëse ti shkon e ngatërrohesh me një akrep bën mirë jo vetëm të largohesh nga vendi ku banon, por të ndryshosh emrin e të zhvendosesh diku e rrethuar nga 40 qen që të bëjnë roje. Një akrep nuk do të lodhet kurrë derisa t’ju gjejë. Ju do të gjallë që t’jua marrë shpirtin mirë e mirë.

Author: horoscope