Me astrolog personal; Nuk do ta besoni kush janë 7 VIPAT që besojnë 100% tek horoskopi

Nuk ka rëndësi se sa septik jeni: të gjithë kalojnë kohë duke lexuar për shenjën e tyre të horoskopit, madje dhe personat e famshëm.

Beyonce: është një Virgjëreshë, dhe ajo përqafon shumicën e tipareve të shenjës. Ajo është jashtëzakonisht punëtore dhe perfeksioniste, si shumica e njerëzve të lindur nën këtë shenjë të zodiakut. Këngëtarja duket se është e vetëdijshme për tiparet e Virgjëreshës dhe mund të lidhet me to. “Unë jam një Virgjëreshë 100%,” ka thënë  ajo në një intervistë. Këngëtarja beson se ka shumë karakteristika të Virgjëreshës dhe është krenare për këtë!

Gigi Hadid:është një nga emrat më të spikatur në industrinë e modës për momentin. Ajo është 25 vjeç, ka një personalitet të fortë dhe i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj, ashtu si shumica e njerëzve të lindur nën shenjën e Demit. Modelja nuk pranon të ketë një truproje me kohë të plotë dhe ajo përdor astrologjinë për të shpjeguar pse e ka shumë të vështirë të ndryshojë mendje. “Unë kam siguri në momentet e duhura, por gjithashtu më pëlqen të ec në rrugë vetë. Unë jam një Dem; jam kokëfortë,” tha ajo në një intervistë për Allure.

Kim Kardashian: kaloi ca kohë jo vetëm duke lexuar në lidhje me shenjën e saj astrologjike, por edhe për të kuptuar se si lidhet me njerëzit përreth saj bazuar në të. Kim është një Peshore, dhe ajo përqafon disa tipare të shenjës. Në një intervistë, ajo ka thënë se beson se kjo shpjegon pse shkon shumë mirë me Kylie,që  ka shenjën e Luanit.

Selena Gomez është shenja e  gaforres: Aktorja është një tjetër yll që beson në astrologji dhe mund të lidhet me karakteristikat e shenjës së saj. “Unë jam një gaforre  dhe si e tillë, jam e ndjeshme. Ndjej gjithçka shumë intensivisht. Ndjenja është diçka që unë e dua”, tha ajo dikur.

Princeshë Diana: Është e vështirë të besohet se njerëzit në familjen Mbretërore do të kalonin kohë duke lexuar horoskopin e tyre, siç bëri Princesha Diana. Princesha e ndjerë madje kishte një astrolog personal, Penny Thornton, dhe ajo ishte klientja e tij për gjashtë vjet. Fatkeqësisht, nuk e ndihmoi atë me shumë telashe me të cilat u përball kur vendosi të martohej derisa vdiq në 1997. Thornton shkroi një libër për të: “With Love from Diana”

Lady Gaga: pëlqen astrologjinë, dhe ajo nuk e përdor atë vetëm për të kuptuar personalitetin e saj. Disa burime pretendojnë se ylli përdor astrologjinë kur dëshiron të shkojë në turne, kështu që ajo mund të kontrollojë muajt më të mirë që mund t’ bëjë koncertet.

Author: horoscope