A po sundoheni nga një Akrep?

Shumë lidera në botë mendojnë se suksesi i tyre është i parashkruar në sajë të shenjës së tyre të zodiakut.

Analizat ndaj më shumë se 190 drejtuesve në botë tregojnë se ata me shenja të caktuara kanë më tepër mundësi të drejtojnë vendin e tyre.

Akrepët, të lindur në fund të Tetorit dhe në fillim të Nëntorit, kanë numrin më të lartë të drejtuesve qeveritarë me 22 të tillë nga shifra e marrë në studim, si për shembull kandidatja për presidente të Sh.B.A-së Hillary Clinton, kryeministri australian Tony Abbott etj.

Ata ndiqen nga Shigjetarët me 18 drejtues  dhe Luanët me po të njëjtën vlerë si Barack Obama apo Bill Clinton. Binjakët mbajnë vendin e 4-të me 17 dhe Gaforret me 16. Personalitete nën këtë shenjë janë ish-presidenti George W Bush dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Dashi dhe Peshqit ndajnë të njëjtën shifër, 15 ndërsa Ujori dhe Bricjapi kanë të dy nga 14 drejtues ndër të analizuarit. Vendet e fundit ndahen mes Peshores, të cilët përshkruhen si të balancuar dhe Virgjëresha, që njihen si reflektues dhe analitik.

Author: horoscope