Horoskopi për datën 19 qershor nga Russell Grant

Dashi

Mos i thoni punëdhënësit tuaj asgjë për të cilën më vonë do t`ju vijë keq. Është e lehtë të stresohesh para qëndrimit të tij të ashpër. Në vend që t`i jepni përgjigje sarkastike ndaj pyetjeve, jini diplomatë. Nëse keni vështirësi në gjetjen e një pune, është për shkak se ju duhet të zhvilloni aftësi më të mira komunikimi.

Demi

Kjo nuk është një kohë e mirë për bërë as një udhëtim të shkurtër. Trafiku, problemet me makinën ose vonesat e papritura do të prishin planin tuaj. Është më mirë ta shtyni për më vonë. Nëse duhet të largoheni diku, kontrolloni baterinë e telefonit. Rregullat strikte të një grupi po rëndojnë mbi ju. Mund të jetë më mirë të largoheni nga kjo organizatë dhe të bashkohet me një tjetër.

Binjakët

Ka qenë e pamundur të arrini një qëllim. Në vend që të hiqni dorë nga kjo ëndërr, vazhdoni rrugën drejt përmbushjes së saj. Durimi kurrë nuk ka qenë pika juaj më e fortë. Rritja e tij do t’ju shërbejë mirë në çdo fushë të jetës. Ngadalësoni dhe shijoni udhëtimin. Një marrëdhënie intime po ju sjell telashe. Jini më të vëmendshëm ndaj nevojave tuaja fizike dhe emocionale. Shfaqjet publike të dashurisë, dhurata romantike dhe letrat e dashurisë do ta risjellin lumturinë në marrëdhënie.

Gaforrja

Kritikat ndaj një personi që është më i vjetër se ju është një gabim. Jepeni mendimin aty ku duhet. Kjo nuk është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të hyrë në një marrëveshje. Lidhja pas një institucioni do t`ju bëjë të ndiheni keq. Ju duket sikur po jep shumë më shumë nga sa po merr. Negocioni kushte më të mira.

Luani

Ndiheni shumë të lodhur. Në vend që të përpiqeni të përmbushni një afat është të pamundur, kërkoni një shtyrje të afatit. Më mirë largohuni nga puna, sesa të rrezikoni shëndetin tuaj. Le të jetë ky një mësim. Jepini vetes kohë të mjaftueshme për të përfunduar punët. Premtimi për t’i bërë gjërat brenda natës do t’ju dëmtojë. Ju jeni një njeri që punon ngadalë. Bëni mirë të jeni të vetëdijshëm për ritmin tuaj.

Virgjëresha

Biseda pas shpinës së dikujt do t`ju çojë në telashe. Kur zbuloni diçka skandaloze ose qesharake për një mik, mbajeni për vete. Nëse keni filluar një dashuri romantike për dikë që keni njohur për vite, qëndroni të heshtur. Jini të durueshëm; së shpejti do të takoni dikë tjetër që ju pëlqen më shumë.

Peshorja

Një klient ose koleg po ju lodh. Kur zemërimi rritet, merrni frymë thellë. Ruani qetësinë dhe shfaqni dhembshuri. Nuk është e lehtë të jesh njeri i përgjegjshëm. Ju dalloni gjithmonë si njeri që vendosni paqen kudo.

Akrepi

Mos mendoni negativisht se kështu e largoni bollëkun nga dera juaj. Nëse jeni duke u shëruar nga një zhgënjim ose keni një gjendje të keqe, përpiquni të qetësoheni. Edhe vetëm dëgjimi i muzikës ju bën të ndiheni më mirë. Një çështje ligjore do të vendoset kundër jush dhe do t`ju marrë kohë.

Shigjetari

Kufizimet financiare po ju shtyjnë drejt shpërqendrimit. Nëse doni të përmirësoni të ardhurat tuaja, duhet të merrni një trajnim shtesë. Një program intensiv edukimi do të marrë një kohë të gjatë, por do të jeni shumë të kënaqur me rezultatet. Do të keni një problem me financat. Telefononi bankën për t`u sqaruar. Jini sa më të sjellshëm me ta. Nëse jeni të mirë me ta, mund të zgjidhni disa probleme.

Bricjapi

Mos krijoni armiq se kjo është gjëja e fundit që ju duhet. Megjithëse ju keni fuqinë për të dëmtuar dikë tjetër, nuk duhet ta ushtroni atë. Sa më të vetëpërmbajtur aq më mirë. Udhëheqësit më të mirë janë të ftohtë përballë sfidave. Sa herë që hasni sjellje armiqësore, hidhini sytë tek e kaluara. Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatet e tanishme, shqyrtoni se si mund të përmirësohen.

Ujori

Jini të ndershëm në lidhje me shëndetin tuaj. Nëse vuani nga një dhimbje, lini një takim me mjekun. Ai do të jetë në gjendje të identifikojë burimin e telasheve. Do të habiteni se një rregullim i thjeshtë në dietën tuaj mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Një sekret i turpshëm do të dalë në dritë. Në vend që të mohoni një incident të ndodhur, merrni përgjegjësinë. Do të ndiheni më mirë kur të dalë e vërteta në shesh. Njerëzit do t’ju respektojnë për marrjen e përgjegjësisë për gabimin tuaj.

Peshqit

Ju jeni të pakënaqur me rezultatet e një projekti kreativ. Largohuni pak nga puna. Pasi të keni përfunduar me këtë detyrë, do të ndiheni më mirë për karrierën tuaj artistike. Gjithkush bën gabime. Krahasimi i vetes me dikë që ka shumë më tepër përvojë është një gabim. Nëse doni të rriteni në nivelin e tyre të përsosmërisë, ju duhet të vazhdoni të praktikoheni. Vetja nuk do t`ju zhgënjejë.

Author: horoscope