Dy shenjat më me fat për sot, e diel 8 gusht 2021

Luani

Një çështje e lënë pezull prej kohësh sot do mund të zgjidhet fare lehtësisht. Do jeni më të kujdesshëm dhe do ndiqni instinktin. Në jetën tuaj në çift gjithçka do të rregullohet nxitimthi. Edhe nëse keni pasur probleme duhet të qetësoheni sepse klima do të ngrohet.

Tek ju beqarët do ndikojë mjaft Plutoni, i cili do e ndezë atmosferën, do sjellë pasion dhe shumë kënaqësi. Ka mundësi që personi që do takoni të jetë Demi ose Gaforrja. Në punë do jeni perfeksionistë dhe nuk do lini asgjë pas dore. Gjithçka do jetë e kuruar deri në detaje prandaj shefat do ju vlerësojnë më tepër. Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme.

Shigjetari

Duke u fiksuar në një drejtim të vetëm ka mundësi të humbni kohë kot sot. Nëse keni një lidhje edhe pse kohët e fundit marrëdhënia juaj me partnerin ka pasur disa probleme, gjatë kësaj dite gjithçka do të ndryshojë. Harmonia do fillojë pak nga pak të futet në jetën tuaj dhe ju do ndiheni mirë. Nëse jeni beqarë është më mirë të mos ndërmerrni asnjë iniciativë për t’u lidhur sepse do zhgënjeheni dhe do lëndoheni.

Prisni edhe disa ditë. Në punë do kaloni një periudhë reflektimi dhe nuk do hidhni ende hapa. Mund të duket si humbje kohe, por nuk do jetë ashtu aspak. Do merrni forca për te ecur para me ritme akoma më të shpejta. Në sektorin financiar asgjë nuk do jetë shumë e thjeshtë. Duhet më shumë maturi.

Author: horoscope