Jemi zyrtarisht në shenjën e Akrepëve dhe meqë është një nga shenjat që shoqërohet me epitete të tilla si: “i errët”, “misterioz”, “i tërhequr”, etj po ju njohim me një tjetër anë: Akrepët si partnerë! Pse ju duhet një i tillë në jetë?
1. Dashurojnë thellësisht
Është një ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Kjo s’do të thotë se bien në dashuri menjëherë. Janë shumë përzgjedhës dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të hapen. Por nëse vendosin t’ju duan, kanë ndërmend t’ju duan gjatë. Kanë një frikë të madhe ndaj tradhtisë, ndaj më mirë mos t’i mërzisni në këtë pikë.
2. Besnikëria e një Akrepi është e mrekullueshme
Besnikëria që shihet te Akrepët është si tek asnjë shenjë tjetër. Pra, nëse keni mjaftueshëm fat që të dilni me një Akrep, duhet të dini se do të jetë gjithmonë dikush në krahët tuaj, kurdo që t’ju duhet.
3. Superfuqia e tyre është zgjidhja e problemeve
Mund t’i zgjidhin problemet edhe në kushte jo të mira, edhe në mungesë kohe. Jo vetëm janë krijues, por veprojnë me shumë etikë. Një akrep nuk heq kurrë dorë sado të vështirësohen gjërat; nuk ndalojnë derisa t’ia kenë dalë.
4. Mund t’u besoni sekretet tuaja më të thella
Janë shumë të fshehtë dhe nuk u pëlqen që të tjerët t’i dinë arsyet e vërteta pas veprimeve të tyre. Veçse, në të njëjtën mënyrë, ruajnë edhe të fshehtat e të tjerëve. Janë shumë të aftë të ruajnë sekrete, ndaj mund të jenë edhe hetues shumë të mirë.
5. U pëlqen të drejtojnë
Janë udhëheqës të lindur dhe bëjnë gjithçka që gjërat të shkojnë siç i kanë planifikuar. Mungesa e kontrollit u jep ankth. Kjo është një thikë me dy presa për ta. Nga njëra anë, i ndihmon të arrijnë qëllimet. Nga ana tjetër, mund të krijojë probleme në marrëdhënie, sidomos nëse ndihen të rrezikuar. Kërkojnë të kontrollojnë gjithçka.
6. Vendosmëria e Akrepëve është ngjitëse
Njerëzit e kësaj shenje punojnë shumë për atë që duan dhe nuk dorëzohen kurrë. Kur ju keni këtë lloj energjie në jetën tuaj, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohe, kjo do t’ju ndikojë edhe ju. Do ta gjeni veten më të motivuar dhe duke ëndërruar gjëra më të mëdha, kur rrethoheni nga dashuria e një Akrepi.
7. Do të dilni me një dedektiv
Akrepët janë njerëz shumë të vëmendshëm dhe kjo do t’ju bëjë të jeni edhe më të sinqertë sepse edhe nëse tentoni të gënjeni një Akrep, ai do ta dijë që po e gënjeni. Mos u përpiqni t’i gënjeni, thuajini të vërtetën dhe ata do t’ju vlerësojnë edhe më shumë për këtë.
8. Duke dalë me një Akrep, do të keni edhe jetën e aventurës
Shumë njerëz frikësohen nga ideja e të qënit gjithmonë bashkë, por një Akrep do t’ju mësojë të vlerësoni pavarësinë. Qëllimi i një Akrepi është të mos ju lërë ju të mënjanuar, ndaj do të jeni gjithmonë e përfshirë në çdo aventurë që ai/ajo ndërmerr.
9. Akrepët janë lider të lindur
Duke qenë pranë një njeriu kaq energjik dhe të mirë organizuar do t’ju bëjë të ndiheni më të fuqizuar. Akrepët kanë tendencën që ëndrrat t’i bëjnë realitet dhe kjo i frymëzon njerëzit. Mos u surprizoni nëse bëheni pjesë e projekti që e dashuroni kur dilni me një Akrep, sepse ai/ajo do të jetë aty për t’ju inkurajuar.
10.Ana e qetë e Akrepit është ajo që ju do të merrni nga ai
Nëse ndodh që Akrepët flasin hapur me ju, atëherë jeni me të përjetë. Edhe nëse lidhja juaj përfundon, duhet ta dini se do të jeni pjesë e jetës së tij/saj për një kohë të gjatë. Kjo anë sekrete, që vetëm pak e shohin, lejon këdo (që lidhet me 1 Akrep) të mësojë të vlerësojë karakteret bujare. Kjo do t’ju japë aftësinë për të njohur njerëzit në jetën tuaj që janë pjesë e saj për një arsye.
Burimi: Elite Daily