Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe do të ishin ata që nuk e lexojnë kurrë horoskopin sepse nuk e gjejnë asnjëherë veten dhe ata që lidhin çdo lëvizje të radhës, plan apo çështje me pozicionin e yjeve. ..
Këta të fundin duket të parashikojnë fatin e një personi e jo vetëm. Në ditën e lindjes të gjithsecilit, yjet e planetet kanë qenë në një pozicion unik duke na veshur kështu karakteristika të veçanta.
Të lindur nën shenjën e luanit, akrepit apo binjakëve, njerëzit shfaqin personalitete të ndryshme, por sot do të shkruajmë për vetëm një shenjë, atë të Bricjapit ! Sesi femrat e kësaj shenje të fortë “rrezikojnë” ta kalojnë jetën vetëm!
Bricjapi nuk është shenja më e shoqërueshme nga zodiaku dhe marrëdhëniet i ndërton në bazë interesi. Kur ata kanë interes, investojnë në një lidhje dhe duan që e gjitha kjo t’ju kthehet po sërish mbrapsht.
Si një shenjë toke, bricjapët janë praktikë, të durueshme dhe të qëndrueshëm. Ata janë të zgjuar, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nëse diçka nuk shkon, ata kanë guximin t’jua thonë në sy !
POR femrat e lindura në shenjën e Bricjapit kanë kritere shumë të ashpra, janë realiste dhe rrallë herë emocionohen lehtë.
Janë personalitete të qëndrueshme dhe t’i ndryshosh mendjen një bricjapi është gjëja e fundit që mund të bëni. Femrat bricjape janë me këmbë në tokë, dhe nuk harxhojnë kohë me ëndërrimtarët.
Një femër bricjap do fakte do vepra dhe jo fjalë në ajër. Duke qenë një shenjë që adhuron perfeksionin, mashkulli i femrës bricjap duhet të jetë gjithashtu i përkryer. Është diskrete dhe nuk dëshiron aspak të bjerë në sy. Gjithmonë është e tërhequr, duke bërë që shpesh herë mashkulli perfekt për këto femra mos të ekzistojë…