Mjafton t’i futeni pak astrologjisë, për të kuptuar se ka shumë më tepër sesa thjesht shenja juaj e horoskopit. Planetet, vendodhja e tyre dhe jo vetëm ndikojnë thuajse në çdo gjë që ne bëjmë. E dini përshembull pse ti dhe dikush tjetër nuk keni absolutisht asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin?
Keni dëgjuar ndonjëherë për të ashtuquajturën quincunx në astrologji? Nëse do t’jua sqaronim nga ana astrologjike është: dy planete që formojnë një kënd 150 gradë (thënë ndryshe 5 shenja larg njëra-tjetrës).
Kur këto dy planete qëndrojnë 150 gradë larg njëra-tjetrës do të thotë se nuk ka asnjë të përbashkët me to dhe se janë duke formuar një quincunx. Eshtë pikërisht ky fenomen qiellor që shpjegon pse ju dhe dikush tjetër ndjeni se s’keni asgjë të përbashkët. Thënë më shkurt: Virgjëresha dhe Dashi janë fiks në këtë kënd me njëra-tjetrën. Virgjëresha është shenjë Toke, e ndërsa Dashi, Zjarri.
Ndërsa Virgjëreshat preferojnë të planifikojnë gjithçka me detaje para veprimit, Dashi do të hidhej pa u menduar para çdo mundësie. Dashi i beson intuitës e ndërsa Virgjëresha është shenjë më analitike. Çfarë do të thotë kjo? Se ka ndodhur një quincunx dhe se njerëzit e këtyre shenjave ndjejnë që s’kanë asnjë të përbashkët mes tyre.
Burimi: Elite Daily