Horoskopi për datën 11 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Mos u ndalni shumë tek ato që keni humbur. Universi është i gatshëm t’ju japë më shumë dashuri, para dhe mundësi krijuese. Sa më pak të përqendroheni në ato që nuk keni, aq më shumë bollëk do vijë në jetën tuaj. Shoku më i mirë ose partneri romantik do t?ju ??besojë një sekret. Mos e ndani këtë informacion me askënd tjetër. Duke provuar se mund të heshtni, do forconi lidhjen tuaj.

Demi

Para se të nisni një marrëdhënie, merrni pak kohë për të vlerësuar nevojat tuaja. Nuk është e drejtë të prisni që t`jua plotësojë dikush tjetër. Gjërat më të lumtura ndodhin kur secila palë është e kënaqur me veten. Të gjeni më shumë kohë për muzikën dhe luksin do t`ju bëjë të ndiheni mirë. Kur përballeni me probleme, ju e gjeni zgjidhjen me shumë durim.

Binjakët

Është e rëndësishme të merrni kujdeseni për shëndetin emocional ashtu siç për atë fizik. Mos punoni jashtë orarit. Mos u ndjeni nën presion për të pranuar çdo ftesë. Aktivitetet e qeta dhe të vetmuara do të rikthejnë ekuilibrin tuaj. Ekziston një shans që një agjenci punësimi t’ju kontaktojë në lidhje me një punë intriguese. Edhe pse nuk po kërkoni për një mundësi të re pune, kjo do jetë joshëse.

Gaforrja

Edhe pse jeni i qetë, keni aftësi të konsiderueshme drejtimi. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të aplikuar për një punë të re me më shumë përgjegjësi, në një industri krijuese. Diskutojini arritjet tuaja. Nëse nuk e promovoni veten, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë. Një bisedë flirtuese do të çojë në një takim pasionant. Është mirë të ndiheni i dëshiruar.

Luani

Krijoni rehatinë në shtëpi. Nëse nuk zotëroni një vend, është koha për të shqyrtuar këtë mundësi. Bisedoni me një agjent pasurish të patundshme. Do të habiteni kur të kuptoni se mund ta përballoni. A jeni i kënaqur me situatën tuaj të jetesës? Organizoni një festë. Bashkimi me të afërmit do t`ju kënaqë. Bëni listën e miqve. Do formoni disa miqësi të reja.

Virgjëresha

Jeni të gatshëm të eksperimentoni. Kryerja e së njëjtës rutinë ju ka zbehur krijimtarinë. Hyrja në një territor të panjohur do të jetë stimuluese. Kërkojini një miku që t’ju shoqërojë. Jini të durueshëm dhe të përqendruar në qëllimin tuaj.

Peshorja

A doni të rritni të ardhurat tuaja? Kjo është një mundësi e mirë për ta bërë këtë. Kërkoni një ngritje rrogë, ose kërkoni një punë fitimprurëse. Duhet të dini sa ofron tregu për shëmbimet tuaja, në këtë mënyrë do negocioni rrogën e duhur. Është koha për të fituar aftësi të reja. Vlera do t`ju rritet.

Akrepi

Në vend që të prisni mundësitë e arta, i krijoni vetë ato. Puna për një projekt të mundshëm profesional ia vlen të eksplorohet. Ju e dini se si ta shfaqni punën tuaj krijuese në mënyrën më të mirë të mundshme. Një i afërm ose fqinj do t’ju ofrojë një mundësi për të mësuar gjëra të vlefshme. Pranojeni ndihmën e tij. Mos u shqetësoni. Së shpejti do të keni një mundësi për t`ia rikthyer nderin. Mësoni se si të pranoni ndihmën. Do ju duhet ky mësim për jetën.

Shigjetari

Fokusohuni tek dashuria juaj për artin. Nëse jeni të frymëzuar për të bërë art, kjo është koha e duhur. Gjithashtu ia vlen të merreni me një çështje burokratike. Nëse një zyrtar po ju shërben siç duhet, flisni me shefin e tij. Kërkojeni të drejtën tuaj me mirësjellje. Sa më i sjellshëm të jeni, aq më lehtë do ta arrini qëllimin tuaj.

Bricjapi

Bindjuni dëshirës për të ndryshuar stilin e flokëve. Blini ca rroba që janë në modë. Diferencojeni veten nga të tjerët. Bashkimi në një grup profesional do të funksionojë në avantazhin tuaj. Do të merrni disa informacione të dobishme. Mbajeni CV tuaj me informacionet më të reja.

Ujori

Gjetja e vendit të dëshiruar të punës është përparësia juaj. Nëse duhet të merrni një diplomë të përparuar, punoni si praktikant. Promovojini aftësitë tuaja. Puna me dikë që ka shumë përvojë për punësimin e personelit do të jetë e dobishme. Ata do t’ju japin këshilla të shkëlqyera për mënyrën se si ta prezantoni veten më mirë. Dëgjojini me kujdes sugjerimet e tyre.

Peshqit

Jeni i shqetësuar nga një lojë jo e ndershme. Kur të shihni një padrejtësi, do të flisni. Le t`ju etiketojnë si problematik. Nuk ju intereson dhe aq se çfarë mendojnë të tjerët. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të aplikuar në një kurs ose universitet.

Author: horoscope