Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 22-28 nëntor

DASHI

Në sferën e dashurisë situata paraqitet e mirë. Ata që janë të përfshirë në një lidhje, është më mirë që të mos bëjnë lëvizje komprometuese. Përpara se të nisni diçka të pasigurt, sigurohuni që t’i keni bërë mirë llogaritë dhe të keni peshuar të mirat dhe të këqijat. Gjatë javës do të bëni shpenzime të shumta.

Jeni në një fazë reflektimi, por dikush mund t’jua sosë durimin. Vendosmëria dhe shpirti juaj i konkurrencës do t’ju ndihmojnë të jepni më të mirën nga vetja në punë ose studim. Njihuni me të rejat më të fundit dhe mos e lini pas dore leximin. Kjo është një periudhë e favorshme për të bërë miq të rinj, do të merrni shumë telefonata dhe mesazhe. Fundjava do të jetë argëtuese.

DEMI

Tetori dhe javët e para të nëntorit mund t’ju kenë shkaktuar ankth, apati dhe melankoli, por duke filluar nga kjo javë do të ndiheni më mirë. Do të keni njohje të reja, që premtojnë të jenë intriguese, ndërsa çiftet e vjetra mund të përballen me kriza. Mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin në lidhje me shpenzimet. Shtyni projektet e reja dhe kushtojuni rëndësi atyre të tanishmeve. Deri në fund të vitit përpiquni të mos merrni shumë punë përsipër. Në planin profesional dhe ndërpersonal do të jetë mirë të bëni një bilanc të situatës. Të premten do të ndjeni dëshirën për të shpenzuar, por mos e lini veten të josheni nga zbritjet false! Fundjava do të jetë plot gjallëri.

BINJAKËT

Javë e favorshme për blerje, por përpiquni të mos dorëzoheni para tundimit për të blerë gjëra krejtësisht të padobishme. Në punë do të bëni mirë të tregoheni të matur. Do të mundoheni të vendosni rregull në jetën tuaj, por do të keni dhe ditë të trazuara. Në dashuri nuk ka pse të jeni pesimistë. Lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjenjat, por respektoni edhe hapësirën e partnerit. Për beqarët parashikohen njohje të reja ose mund t’i rikthehen një lidhjeje të kaluar. Mos pretendoni të pamundurën. Ruhuni nga mosmarrëveshjet. Në planin fizik do të ndiheni të lodhur. Problemet e ditës do t’jua prishin gjumin e natës. Pushoni të qetë dhe mos u shqetësoni për të ardhmen.

GAFORRJA

Gjatë pjesës së parë të javës mund të ndiheni të shqetësuar dhe xhelozë. Në këtë periudhë në aspektin profesional duhet të bëni disa ndryshime. Njihuni me të rejat më të fundit, sepse aplikimi i sistemeve të vjetra vetëm sa do t’ju krijojë probleme. Merrni një qëndrim më optimist dhe buzëqeshni. Një person që ju njeh po fillon të shfaqë interes për ju. Çiftet do të jenë më të bashkuar se kurrë dhe do të bëjnë plane së bashku. Falë vullnetit dhe këmbënguljes suaj, me siguri që deri në shkurt do t’i keni arritur objektivat tuaja. Do të gëzoni shëndet të mirë. Në fundjavë do të bëni çmenduri dhe do të merrni lajme të mira.

LUANI

Mos i nënvlerësoni sinjalet që ju dërgon trupi juaj, veçanërisht nëse kohët e fundit jeni ndier të rraskapitur dhe të demoralizuar. Kjo do të jetë një javë e veçantë, ku të tjerët do të tregohen të hapur me ju. Dikush do të duhet t’ju japë shpjegime. Nëse të ardhurat i keni të pamjaftueshme, filloni një punë të re qoftë dhe me kohë të pjesshme. Brenda muajit shkurt do të merrni lajme si në aspektin profesional, familjar dhe ekonomik. Do të kaloni mbrëmje të bukura në shoqërinë e miqve, por shmangni qëndrimin vonë dhe kujdesuni më mirë për dietën tuaj. Argëtimi do t’ju ndihmojë të shkarkoni stresin e akumuluar nga puna ose studimi. Dashuria në çift do të shkojë mirë, ndërsa në familje mund të lindin diskutime.

VIRGJËRESHA

Do të përballeni me probleme të shumta, por përpiquni të mos dekurajoheni. Një person i dashur do të përballet me një problem, prandaj mundohuni që t’i qëndroni pranë dhe ta mbështesni nëse është e nevojshme. Në aspektin profesional dhe të ndjenjave situata paraqitet e mirë. E premtja do të jetë një ditë e frytshme por edhe e lodhshme. Do të ketë mundësi të krijoni marrëdhënie të reja si në aspektin e punës edhe të miqësisë. Në këtë prag festash është koha më e përshtatshme për të bërë plane të reja. Mos e lini pas dore fizikun tuaj dhe mbani regjim të mirë.

PESHORJA

Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin e ndjenjave. Mos u trembni përpara asgjëje, sepse çfarëdo problemi që të keni do t’ia dilni mbanë. Beqarët do të përjetojnë emocione të forta. Me siguri që do të njiheni me njerëz të rinj, por dashuria mund të lindë edhe nga një miqësi e gjatë. Do të ndiheni të qetë shpirtërisht, edhe nëse ndonjëherë nuk do të merrni lajmet që shpresoni. Në aspektin e punës, yjet na ftojnë të njihemi me të rejat më të fundit dhe të mos kapemi pas modeleve të vjetra. Tani keni mundësinë që të vini në zbatim projektet tuaja, por kujdes nga krizat e panikut. Ndoshta do të bëheni pjesë e ndonjë debati. Rreth fundjavës mund të bëni blerje të shumta.

AKREPI

Do ta nisni javën me vrull të madh, gjë që mund të jetë vendimtare edhe në sferën emocionale apo të punës. Prej disa kohësh keni probleme që ju shqetësojnë, por në ditët në vijim do të keni mundësi të merrni frymë lirshëm. Do të çliroheni nga presioni dhe dalëngadalë do ta merrni veten, thjesht duhet të kalojë pak kohë. Një lajm mund t’ju alarmojë, por mundohuni të mos i zmadhoni gjërat, nuk është e thënë që gjithçka të shkojë keq. Në dashuri do të jeni të favorizuar dhe do të keni njohje të reja. Shëndeti parashikohet i mirë. Bëni kujdes nga një person i shenjës së Gaforres ose i Peshqve. Fundjava do të jetë çlodhëse.

SHIGJETARI

Pavarësisht dëshirës suaj për të shkelur rregullat, yjet ju ftojnë të bëni kujdes. Planetët do t’i keni kundër, prandaj mos e humbni vigjilencën dhe mos merrni asgjë dhe askënd si të mirëqenë. Do të ketë ditë ku çdo gjë do t’ju duket më e vështirë se kurrë, por do të mund të reagoni dhe të ktheheni në rrugën e duhur. Do të filloni të zbukuroni shtëpinë për Krishtlindje, por pavarësisht uljes së çmimeve mos bëni blerje të kota. Një aktivitet duket se po ecën ngadalë. Mundohuni të shmangni sforcimet e tepërta! Në fundjavë mund të ndiheni të rraskapitur dhe pa energji. Do të jetë mirë të largoni stresin duke u marrë me aktivitete të qeta, si leximi i një libri apo shikimi i një seriali televiziv. Shmangini debatet në familje.

BRICJAPI

Këtë javë do të ndjeni dëshirën për të takuar njerëz të rinj. Ata që i kanë dhënë fund një marrëdhënieje, do të kenë nevojë për kohë që të marrin veten. Nga ana tjetër, çiftet e reja do të jenë gati për të bërë një hap të vogël përpara. Mund të keni debate në familje ose në punë, por mundohuni të ruani qetësinë. Mund të merrni një përgjigje që e keni pritur prej kohësh. Kjo do të jetë java e duhur për të filluar një punë të re. Pasditet do të jenë të lodhshme, ndërsa mëngjeset do fillojnë me shumë energji. Në mbrëmje bëni aktivitete qetësuese dhe shmangini orët e vona. Çiftet e vjetra do të kenë konflikte. Me sa duket keni paqartësi në lidhje me partnerin, por mundohuni të  mos bëheni nervozë.

UJORI

Pas një gjendjeje konfliktuale në sferën e dashurisë në fillim të nëntorit, duket se situata po fillon të përmirësohet. Megjithatë, disa çifte do të jenë në prag të ndarjes, pasi njëri nga të dy mund të ketë rënë në dashuri me një person tjetër. Të ndiqni zemrën do të jetë gjëja më e mirë që mund të bëni. Në përgjithësi do jetë një javë e mirë për sa i përket shëndetit. Higjiena, distanca dhe të gjitha masat e nevojshme të sigurisë duhet të respektohen më shumë se kurrë. Pavarësisht problemeve në punë, gjërat po marrin për mirë. Mundohuni të tregoheni origjinalë dhe të mendoni jashtë kornizave. Do të jeni në pritje të një urdhri ose një përgjigjeje. Mos bëni shpenzime të tepruara, pasi fundi i vitit po afron. Mos e refuzoni një propozim që do t’ju bëjnë.

PESHQIT

Diçka do të ndryshojë, deri në fund të vitit jeta juaj nuk do të jetë kurrë më e njëjta. Mundohuni të mos ju kapë pesimizmi. Çiftet do të kenë debate në fillim të javës, por do të arrini t’i sheshoni me sukses. Në punë do të keni mundësi dhe dëshirë për të bërë gjëra të reja, por mos humbisni kohë duke bërë shumë gjëra së bashku, përndryshe do të përfundoni duke bërë gabime. Për shkak të aktivitetit të ngjeshur ditor,  në mbrëmje do të ndiheni të lodhur. Mos bëni shpenzime të tepruara, sepse situata juaj financiare nuk është e mirë. Kohët e fundit ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për pushime.

Author: horoscope