Binjakët dhe Virgjëresha
Edhe pse të dy këto shenja kanë planet dominant Mërkurin, gjë që i bën shumë të aftë në komunikim, por çështja e bashkëjetesës është një histori krejt tjetër. Binjakët janë më tepër tipa mendimtarë që ju pëlqen të shkëmbejnë ide dhe mesazhe rreth mënyrës si ndihen për një temë të veçantë. Virgjëresha, nga ana tjetër, priret më shumë nga ana praktike e gjërave dhe nuk ka tolerancë rreth ideve që nuk bëhen realitet.
Nëse të dy këto shenja vendosin të qëndrojnë së bashku, Virgjëresha përfundimisht do të humbasë durimin dhe do të vendosë të heqë dorë nga marrëdhënia. Binjakët mund të përdorin aftësitë e tyre të forta komunikuese për të bindur Virgjëreshën, por kjo do të funksionojë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.
Luani dhe Akrepi
Të dy këto shenja janë të apasionuara nga natyra, janë të dyja personalitete shumë të forta. Luani është pak egoist nga natyra dhe Akrepi kupton se me dashurinë e vet nuk e ndryshon dot. Të dy konfrontohen me njëri-tjetrin, në vend që të zgjidhin këtë konflikt. Perceptimi se gjysma tjetër nuk shqetësohet ose nuk i kupton do të prishë punë tek ky çift. Të dy palët janë të bindura në opinionin e tyre dhe nuk bëjnë kompromise.
Bricjapi dhe Dashi
Të dy këto shenja janë shumë ambicioze dhe të orientuara drejt objektivave, çka është dhe arsyeja që i tërheq drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, Bricjapi është më kalkulues dhe më metodik në qasjet e tij. Nga ana tjetër, Dashi e ka gjithnjë me ngut të realizojë objektivat e veta. Të dy kanë tendencë të marrin vendime të nxituara dhe pa hezituar.
Gjëja më e gabuar për Bricjapët është mungesa e vendimarrjes së përbashkët me Dashin, pasi nuk duan ta bëjnë partnerin e tyre pjesë të çështjeve të rëndësishme. Pra qofshin vendime financiare apo çështje të tjera të lidhura me karrierën, Bricjapi e percepton Dashin si një person të papërgjegjshëm dhe lodhet prej tij.
Demi dhe Shigjetari
Këto dy shenja as nuk duhet ta mendojnë të jetojnë së bashku, pavarësisht kimisë që mund të lindë mes tyre. Ato përfaqësojnë një grup vlerash të kundërta. Demi është i përqëndruar tek stabiliteti tek një marrëdhënie dhe është shumë kokëfortë në këtë pjesë.
Shigjetarit, nga ana tjetër nuk i pëlqen të lidhet, kërkon spontanitet dhe të jetojë momentin. Kjo frymë aventureske e Shigjetarit padyshim do të bajë Demin të ndihet nervoz dhe jo rehat. Të dyve do t’u mungojë ndjenja e komfortit në një marrëdhënie.
Gaforrja dhe Peshorja
Gaforrja është shenja më emocionale, më e ndjeshme dhe më familjare e zodiakut. Peshoret, e vlerësojnë përpjekjen e partnerit të tyre, por nga ana tjetër duan një jetë shoqërore aktive. Dëshirojnë të dalin me miqtë dhe të kalojnë kohë jashtë shtëpisë, gjë që mund të fyerjë pëpjekjet e një Gaforreje besnike dhe emotive.