Yjet s’do të tregohen aq zemërgjerë sa do të donit, zbuloni ç’parashikon Paolo Fox gjatë datave 6-12 dhjetor

DASHI: 

Problemet me të cilat jeni përballur kohët e fundit do të jenë një kujtim i largët dhe do të merrni frymë të lehtësuar. Tani do të filloni të përfshiheni në atmosferën e Krishtlindjes. Yjet ju favorizojnë si për takimet e punës edhe për ato sentimentale. Do të ndiheni më të përmbushur dhe të kanalizuar drejt rrugës së duhur. Fundi i vitit po afron, ndaj është koha për të bërë një bilanc dhe për të reflektuar mbi projektet me të cilat do të merreni vitin e ardhshëm. Mos u përqendroni vetëm në planet afatgjata, por edhe në ato afatshkurtra. Asnjëherë mos e lini pas dore kujdesin për veten.

DEMI: Moti i ftohtë favorizon virozat. Do të jetë një javë me ulje e ngritje, por fundjava do të sjellë qetësi dhe ekuilibrat do të vendosen sërish. Mos u fusni në telashe të tjera, se boll probleme keni për momentin. Disa nga të lindurit e kësaj shenje e urrejnë dhjetorin, sepse priren të shpenzojnë shumë para dhe më pas demoralizohen, por këtë vit përpiquni t’i shijoni pushimet me të dashurit tuaj dhe mos bëni gabim të merrni gjithçka si të mirëqenë. E mërkura dhe e premtja do të jenë ditë të ngarkuara. Ata që kanë fëmijë të vegjël do të kalojnë çaste të këndshme me ta.

BINJAKËT: Një person i dashur për ju mund të mos ndihet mirë. Ky vit që po mbyllet duket se iku shumë shpejt, dhe prandaj do ta gjeni veten duke bërë një bilanc. Ndonjëherë keni ndjesinë se nxitoni shumë, duke qenë se nuk po merrni rezultatet që prisnit. Duhet të eksploroni vende të reja dhe të punoni më shumë me veten, prandaj mos iu përmbani shumë skemave të vjetra. Në aspektin e ndjenjave do të jeni të favorizuar. Çiftet do të kenë mundësinë të kalojnë çaste të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe për beqarët situata paraqitet e mirë. Në mendje keni shumë projekte të reja dhe iniciativa nuk do t’ju mungojë.

GAFORRJA: Dhjetori është një nga muajt tuaj të preferuar të vitit. Ju e adhuroni Krishtlindjen, ëmbëlsirat dhe praninë e njerëzve tuaj të dashur, por e urreni të ftohtin, sidomos nëse keni tendencë të vuani nga dhembjet e kyçeve. Jo të gjithë do ta përjetojnë bukur këtë festë, por bëni sa keni mundësi, sepse asgjë nuk është e përjetshme në këtë jetë! Shijojeni kohën me njerëzit që janë ende pranë jush dhe mos bëni gabim të merrni gjithçka si të mirëqenë. Kjo do të jetë një javë e ngarkuar, veçanërisht për ata që punojnë ose studiojnë. Do të ketë ditë kur duhet të jepni maksimumin tuaj, prandaj kujdesuni mirë për veten. Lërini angazhimet për momentin dhe shijojeni këtë atmosferë festive.

LUANI: Java e dytë e dhjetorit do t’ju gjejë më pak të përqendruar në punë, por kjo nuk përbën ndonjë problem. Shijojeni këtë periudhë festash, duke u zhytur në ngjyrat dhe tingujt e saj. Të mërkurën do të jeni të angazhuar në një aktivitet emocionues. Çiftet duhet të bëjnë të pamundurën për të forcuar lidhjen dhe për të shmangur krizat. Beqarët do të kenë mundësi të shijojnë flirtet dhe të thellojnë njohjet e reja. Do të keni mundësi për t’u afirmuar në sferën sociale, familjare dhe mbi të gjitha në atë të punës. Më në fund mund të shkëputeni nga atmosfera mbytëse dhe të qetësoheni.

VIRGJËRESHA: Do të përballeni me një javë të ngarkuar. Në familje, ose në sferën e punës, dikush mund t’ju bëjë vërejtje për shkak të pavëmendjes suaj. I ftohti nuk ju stimulon të punoni, por mundohuni të mos bëni jetë sedentare. Viti 2022 do t’ju ofrojë mundësi të pafundme për ndryshim, por duhet të përvishni mëngët, sepse asgjë nuk bie nga qielli. Pritet që të merrni telefonata të rëndësishme. Ka nga ata që do ta gjejnë veten në radhë në zyrën postare, në bankë ose në qendrat tregtare, por përpiquni të shmangni vendet e mbipopulluara, nëse është e mundur.

PESHORJA: Jeni bërë më të mbyllur dhe për disa gjëra jeni të paqartë. Viti ka kaluar me shpejtësi dhe ju keni pikëpyetje për të ardhmen tuaj. Yjet ju ftojnë që t’i analizoni gjërat me qetësi. Disa nga pyetjet tuaja mund të marrin përgjigje. E mira është që ta përjashtoni veten nga situatat problematike dhe t’i ndërprisni marrëdhëniet me njerëzit toksikë.  Do të keni ditë të ngarkuara, ndihma juaj do të kërkohet në familje. Do t’i përkushtoheni gatimit, dekorimit të shtëpisë, por edhe daljeve me fëmijët. Dikush do të mendojë për të kaluarën, për rininë dhe për një person, që nuk është më pjesë e jetës suaj. Largojini mendimet e trishtuara dhe rrethohuni nga njerëz optimistë dhe energjikë. Keni nevojë për motivim në këtë moment në jetën tuaj.

AKREPI: Mund të themi se ky ishte një vit jofitimprurës, edhe nëse gjatë verës disa nga të lindurit e kësaj shenje shijuan pushimet apo bënë ndonjë udhëtim. Sido që të jetë, ka diçka ose dikë që dëshironi të harroni. Jeni shumë të përqendruar në problemet tuaja, aq sa nuk i shikoni të mirat që zotëroni. Duke vepruar kështu, vetëm sa po tërhiqni të keqen nga vetja. Kur diçka nuk shkon ashtu si duhet, atëherë është më mirë t’i bëni gjërat ndryshe dhe mos u shqetësoni shumë për atë që ekziston vetëm në mendjen tuaj. Kaloni më shumë kohë me të afërmit tuaj, sidomos me të moshuarit, pasi mund të ndihen të nënvlerësuar. Çlirohuni nga mendësitë e vjetra dhe zgjeroni horizontin tuaj. Asnjëherë nuk është vonë!

SHIGJETARI: Java e dytë e dhjetorit do t’ju gjejë më energjikë se kurrë. Keni pasur shumë ulje-ngritje gjatë vitit, por mirë apo keq keni arritur t’ia dilni mbanë. Do të kaloni këtë javë kohë cilësore me familjen dhe miqtë e sinqertë. Bëni një bilanc të vitit 2021 dhe përpiquni të kuptoni se çfarë të eliminoni dhe çfarë të përmirësoni për vitin në vazhdim. Në aspektin e ndjenjave do të jeni të favorizuar, sidomos çiftet e reja. Surpriza të bukura ju presin. Edhe në aspektin profesional gjërat do të shkojnë mirë. Kujdesuni për fizikun dhe mbani një regjim të mirë.

BRICJAPI: Kohët e fundit keni kaluar disa vështirësi. Mund të themi se nuk po arrini rezultatet që dëshironi. Mos u bëni pesimistë, por shikoni si mund të përmirësoheni. Zgjeroni horizontet tuaja, sepse përndryshe do të mbeteni në vend numëro. Vërini vetes objektiva të reja, sepse pikërisht ato ju stimulojnë. Çlirohuni nga mendësitë e vjetra dhe mos u kushtëzoni nga asgjë. Nëse do të përpiqeni fort, do të arrini yjet. Mjafton që të keni shpirt konkurrues dhe të jeni optimistë. Bëjini gjërat me radhë. Edhe nëse dështoni, mund t’ia filloni sërish nga e para. Gjithçka ndodh për një arsye, e rëndësishme është mënyra si reagoni.

UJORI: Mos bëni gabim të shtypni ndjenjat tuaja, sepse do të bëni vetëm dëm në planin afatgjatë. Problemet nuk janë për t’u shmangur, por për t’u përballur, zgjidhjet gjenden! Flisni për ato që ju shqetësojnë, sepse të folurit ju ndihmon. Do të ndikoheni në njëfarë mënyre nga ngjarjet e javës. Ndonjëherë do t’ju duket edhe sikur po ju përdorin. Kujdesuni për veten, ndoshta edhe duke hequr dorë nga përgjegjësitë e reja. Edhe librat do të jenë një balsam i vërtetë për shpirtin. Shmangni dietat kufizuese, bëni më shumë lëvizje dhe mbani një qëndrim pozitiv. Përfshihuni në atmosferën festive dhe njerëzit do të jenë të lumtur që ju kanë pranë. Në familje dhe në dashuri gjithçka do të ecë në mënyrë paqësore, edhe nëse dikush mund të shfaqë pakënaqësi.

PESHQIT: I adhuroni festat dhe prandaj atmosfera e Krishtlindjes po ju përfshin. Edhe pse nuk festohet më si dikur, nuk do ta humbni entuziazmin dhe do të bëni çmos që gjithçka të shkojë mirë. Në familje do të jeni mbështetja më e madhe. Do të keni plot ide të reja. Ditën e premte dhe të shtunë Hëna do të kthehet nga shenja juaj. Do t’i ktheheni sërish një projekti që e kishit lënë mënjanë.  Do të jeni më të hapur ndaj ideve të reja, që do të përpiqeni t’i zbatoni në jetën e përditshme. Dëshironi që viti 2022 t’ju gjejë mirë me shëndet dhe pa shqetësime. Një regjim i mirë dhe ushqimi i shëndetshëm do t’ju ndihmojnë shumë, por ndonjëherë edhe mund t’ia lejoni vetes ndonjë tundim të vogël, kur vjen puna tek ëmbëlsirat. Mbrëmjet do t’i kaloni bukur dhe do ta bëni gjumin të qetë.

Author: horoscope