DASHI:
iti 2022 për të lindurit e shenjës së Dashit do të ndahet në dy pjesë: e para deri në maj, e cila do të jetë një periudhë reflektimi dhe gjatë së cilës do t’ju mungojë dëshira për të rrezikuar. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj në pranverë dhe falë tij, do të rifitoni besimin në aftësitë tuaja.
Duhet të jeni të gatshëm të shfrytëzoni të gjitha rastet që paraqiten, sepse kohëzgjatja do të jetë vetëm disa ditë. Sfida juaj në fushën e ndjenjave është të krijoni një raport të thellë, bazuar në dialog dhe në aftësinë për t’ju mbështetur në momentet më të vështira. Zakonisht jeni individualistë, që keni qejf t’i bëni gjërat sipas kokës suaj, por ky është viti i përshtatshëm për t’i lënë pak vend frymës së grupit për të arritur objektivat që keni. Mund të zbuloni aleatë të rinj, persona që ndajnë me ju vizionin që keni. Me njerëzit që s’ndajnë vlerat tuaja do të vendosni kufi dhe për këtë nuk do të pendoheni aspak.
Do të jeni të gatshëm të luftoni për shumë çështje sociale, madje edhe në emër të atyre që s’kanë mjetet për ta bërë këtë. Jeni personazhi i përsosur si në filmin “Erin Bronkoviç”. Gjatë 2022-shit do të ndiheni fiks si ata lojtarët që futen në lojë kur dëmtohet një nga skuadra. Por në momentin që ju vjen në dorë mundësia, do ta shfrytëzoni në maksimum për të qenë ju titullari. Mos u mendoni gjatë për vendimet që merrni, pasi ju të tillë jeni. Pjekuria e menduar gjatë e gjerë nuk ju shkon për shtat.
DEMI:
Shfrytëzoni më së miri gjashtë muajt e parë të vitit për të arritur objektivat tuaja; pjesa e dytë e vitit do të jetë periudhë reflektimi. Në shtator Urani kalon në prapavijë në shenjën tuaj dhe priten ndryshime të papritura. Për fat të mirë, ju jeni shumë të duruar dhe kur e kombinoni këtë me kreativitetin tuaj, arrini t’ia dilni mbanë. Në fushën e ndjenjave, dashuria kërkon ndjeshmërinë tuaj. Duhet t’i ndihmoni partnerët, edhe kur nuk ua kërkojnë.
Aftësia juaj për t’i parë gjërat, qoftë edhe ato të voglat si të ishte hera e parë është diçka vërtet e bukur. Brenda jush fshihni një fëmijë. Frymëzohuni gjithmonë prej tij. Edhe në dashuri, ju s’i merrni aspak gjërat për të mirëqena, sepse zgjidhni të dashuroheni çdo ditë si të ishte hera e parë. Nëse do të zgjidhnim një film që do t’ju përfaqësonte më së miri do të ishte “Liza në botën e çudirave”. E shikoni botën gjithnjë si diçka të re, ja përse keni shumë kurajë dhe mund të transformoheni nga fëmijë në të rritur brenda pak çastesh. Fatin këtë vit do ta gjeni te ndryshimet. Mbajini mend këto fjalë, çdo ndryshim do të ndodhë për mirë, ndaj shfrytëzoni rastin.