BINJAKËT:
Këtë vit duhet t’i merrni gjërat shumë seriozisht, pasi s’mund të humbni më kohë. Dëshira juaj për të lënë gjurmë është shumë e madhe, pasi ndieni nevojën të jeni krenarë për veten. Më në fund, Saturni ju ndihmon për t’i çuar punët deri në fund, pa u shpërqendruar dhe pa u penduar për asnjë veprim që do të bëni.
Gjatë pjesës së dytë të vitit, Jupiteri do t’ju dhurojë një sërë mundësish fatlume, sidomos nëse bëhet fjalë për takime të reja dhe domethënëse. Partnerët ju kërkojnë të dilni nga rutina dhe nga kufijtë. Ata ju presin më larg, përtej horizonteve tuaja. Kujdesin maksimal kushtojani gjërave që ju pëlqejnë juve më shumë. Nëse bëni një analizë, jeni pikërisht ju që i bëni më shumë komplimente vetes sesa kritika. Keni një besim të jashtëzakonshëm në aftësitë tuaja.
Edhe kur gaboni, nuk e gjykoni veten shumë ashpër. Jeni miku/mikesha më e mirë e vetes! Dini gjithmonë t’ia dilni mbarë duke mos hequr dorë nga stili juaj. Ju sugjerojmë që gjatë 2022-shit të ndaloni për pak dhe të reflektoni nëse bazat ku mbështeteni për gjithçka janë të vërteta apo fryt i fantazisë suaj dhe dëshirës për të rrezikuar. Familjarët ju mbështesin shumë, por kujdes kur flisni pasi marrin gjithçka fjalë për fjalë dhe të vërtetë.
GAFORRJA:
Takimet që do të realizoni gjatë muajve të parë të vitit do t’i hapin udhë shumë takimeve të tjera. Zgjidhni të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe inkurajues. Mos lejoni që një shoqëri e keqe t’ju zbrazë nga energjitë dhe entuziazmi juaj. Jini më selektivë. Periudha maj-tetor do të ofrojë mundësi shumë të mira profesionale. Dashuria do të kërkojë disa sakrifica, por do të dhurojë kënaqësi të mëdha, sidomos gjatë pjesës së dytë të vitit.
Nuk e keni asnjëherë të lehtë t’u hapeni të tjerëve. Natyra juaj hatërmbetur i ngjan shumë edhe kafshës simbol të shenjës suaj. Dëgjoni këshillën tonë: këtë vit lumturia do të vijë nëse tregoheni pak më të ndjeshëm dhe të dini të kërkoni falje. Rrini me njerëzit e duhur, lejojini t’ju shohin se si jeni në të vërtetë, me të mirat dhe të këqijat tuaja. Keni për ta parë sa shumë do t’ju duan.
Edhe nëse do të gjendeni për një çast jashtë zonën suaj të rehatisë, një detaj i vogël apo një ndodhi e parëndësishme do t’ju ndihmojë që të rifilloni të jetoni. Yjet parashikojnë se të lindurit në shenjën e Gaforres do të jenë më fatlumët e vitit 2022, ndaj nuk duhet të ankoheni aspak. Duhet të përvishni mëngët, pasi të gjithë planetët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Mos harroni se ju jeni shenjë e ujit: nëse e ëndërroni diçka, e arrini.