Horoskopi i muajit shkurt: UJORI dhe PESHQIT

UJORI:




Mirë se erdhët edhe ju në shkurt, të dashur Ujorë! Ky sezon do të jetë i mbushur me dhurata si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Në fund të muajit të kaluar, planeti juaj sundues, Urani përfundoi në prapavijë dhe për shkak të ndikimit të tij, iu është kërkuar të merrni përsipër edhe një rol tjetër udhëheqës brenda komunitetit.




Ose do të organizoni një projekt, ose do të mbuloni punën e një kolegu. Ju jeni humanitari i zodiakut, gjë që do të thotë se mendoni më shumë për mirëqenien e botës në përgjithësi sesa për veten. Keni gjithë të drejtën të përdorni hënën e re në Ujor që shfaqet më 1 shkurt dhe filloni të planifikoni objektivat personale për muajin që hymë. Nuk ka asnjë problem nëse jeni beqarë apo nëse s’doni fare të martoheni. Kjo mund të tingëllojë si diçka e ftohtë, por jeni këtu ku jeni për një arsye të rëndësishme.




Nëse nuk ndiheni të lumtur në një marrëdhënie të gjatë, qoftë kjo profesionale apo personale, është mirë të hiqni dorë prej saj. Ka ardhur momenti të tregoheni më të rritur. Bisedat serioze duken më të lehta kur Mërkuri nuk është më i zmbrapsur pas datës 3. Mos u befasoni nëse ju vjen një letër dashurie, një ftesë për të dalë apo një propozim në këto ditë. Edhe pse në pamje të ftohtë, ndjenjat do t’i shfaqni gjatë 14 shkurtit. Kjo s’ka të bëjë me Shën Valentinin, por me Mërkurin që kalon në shenjën tuaj.




Ai do t’ju ndihmojë të ulni barrierat tuaja emocionale dhe t’u thoni njerëzve që keni përreth sa shumë i doni. Nuk ka problem nëse kjo periudhë përkon me atë të Kupidit. Ajo ana juaj poetike mund ta pëlqejë gjithë këtë vëmendje. Pas hënës së plotë në Luan në datën 16 shkurt, qielli do të ndryshojë plotësisht. Nëse gjysmën e parë të muajit do të distancoheni nga lidhjet e dëmshme, ndërsa në gjysmën e dytë do të rrisni ato të shëndetshmet. Me nisjen e sezonit të Peshqve në datë 18, do të merrni vlerësimet maksimale në punë dhe në familje. Merrni frymë thellë dhe pranojeni gjithë këtë vëmendje.




PESHQIT:

Mirë se erdhët në shkurt, Peshq! Këtë muaj do të nisë sezoni juaj! Venusi, planeti i romancës ka qenë në prapavijë gjatë pjesës më të madhe të janarit, ndaj yjet ju kanë kërkuar të përqendroheni më shumë te kujdesi ndaj vetes. Ndërkohë që sezoni i Peshqve nis gjithmonë plot gjallëri, shkurti do të përqendrohet te jeta sentimentale dhe seksuale.  Edhe pse fillimi i muajit do të nisë ftohtë, gjërat do të nxehen pas 3 shkurtit. Ju jeni një shenjë uji e pajisur me intuitën e duhur, me dhembshuri dhe emocione.




Përpiquni të mos i merrni gjërat personale nëse partnerët apo miqtë ju qëndrojnë pak më larg në këtë periudhë. Edhe ata po përpiqen t’u mbijetojnë kohëve të vështira. Nëse mësoheni me idenë se bota nuk rrotullohet rreth jush, atëherë nuk do të lëndoheni kaq shpesh dhe do të jeni më të lumtur. Nëse ju ka mbetur fiksim një ish-partner, nuk bëni zgjedhjen e duhur të kontrolloni rrjetet e tij/e saj sociale. Mërkuri pas datës 3 nuk është më në prapavijë dhe niveli i stresit do të ulet. Komunikimi do të jetë më i rrjedhshëm. Nëse keni ndër mend të udhëtoni, do të përballeni me disa vonesa. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj mendor dhe mos rrini vetëm.




Shën Valentini nuk është festë e parapëlqyer nga ju, por përpos kësaj dashurinë e keni në mendje. Sigurisht që e keni të pamundur të mos mendoni për dashurinë kur partnerët jua shprehin sa herë të munden, sa shumë ju duan. Yjet për këtë muaj ju këshillojnë të mblidheni me miqtë tuaj më të ngushtë dhe të rifitoni pak kohën e humbur. Ky është sezoni juaj, të dashur Peshq, ndaj shijojeni siç ju ka hije! Pas 24 shkurtit, do të përqendroheni më shumë te financat pasi Venusi kalon në Bricjapin ambicioz. E ndërkohë që do të merrni lajme fantastike profesionale, prapë s’keni kohë t’u dërgoni mesazhe miqve tuaj. Shijoni bollëkun e këtij muaji, gëzuar ditëlindjet dhe shihemi në mars!



Author: horoscope