7 gjërat që duhet të dini për femrën Gaforre

Nëse doni të njiheni apo të përfshiheni në çfarëdolloj çështjeje me këto krijesa kaq të ndjeshme, të mahnitshme e kokëforta, ja disa gjëra që duhet të dini për një femër të shenjës së Gaforres.




1-Femrat e shenjës së Gafoores i tmerron ideja e tu lënduarit, thellë thellë ato janë të ndjeshme.

2-Ato janë partnere dhe shoqe të shkëlqyera. Ndihuni me fat nëse keni një të tillë në jetën tuaj!




3-Ato duan qetësi dhe qëndrueshmëri në çdo gjë që bëjnë.

4-Femrat Gaforre vlerësojnë konceptin e familjes. Ato duan të kenë një vend që ta quajnë shtëpi e të ‘ngulin aty rrënjë’.




5-Ato i shmangin me çdo kusht përballjet, por më shpesh shmangin konfliktet. Ato madje bëhen manipulatore të mëdha kur mësojnë si të arrijnë diçka pa asnjë përballje.

6-Femrat Gaforre jetojnë në të shkuarën. Ato shpesh bëjnë një udhëtim në lumin e kujtimeve, ruajnë sende që i kujtojnë një moment që i kanë lënë mbresa, bizhuteritë e tyre të preferuara janë ato ‘vintage’, e kanë një respekt të thellë për të shkuarën e tyre.




7-Femrat Gaforre kanë aftësi fantastike mbijetese, pavarsisht sprovave të jetës. Ato mund të jenë të ndjeshme, por kur vendosen me shpatulla pas murit, një Gaforre e fortë dhe e pjekur është në gjendje të marrë kontrollin e të dalë nga situata.



Author: horoscope