Dashi
Nese filloni te mbani me shume pergjegjesi per veprimet qe beni jeta ne cift do jete me e mire gjate kesaj dite. Nese tregoheni kokeforte do keni mosmarreveshje te medha. Beqaret duhet te pergatiten per emocione te njepasnjeshme. Dikush do ua beje diten te mrekullueshme. Problemet finciare me ne fund do te mbarojne. Nga fundi i javes do arrini te shpenzoni me teper per ato qe iu duhen. Marsi do iu ndihmoje te keni nje shendet me te mire. Edhe shqetesimet qe keni pasur ditet e fundit do te zhduken. Ne planin profesional duhet te respektoni ne menyre strikte te gjitha detyrat qe iu jane dhene. Vetem keshtu do keni sukses. Ne familje tregohuni me diplomate.
Demi
Mjedisi yjor do jete i ndezur kete jave per ciftet. Mund te lindin mosmarreveshje te shumta me partnerin, perfundimi i te cilave ende nuk dihet. Mos u tregoni kokeforte dhe mundohuni te toleroni nga pak. Jeta sentimentale e beqreve do jete e kenaqshme. Ka shume gjasa qe pasioni t’i pushtoje te gjithe. Financat do jene me te mira sesa ju i kishit menduar. Fati do jete ne anen tuaj dhe buxheti do periresohet. Kujdesuni me teper per higjienen nese doni te keni shendet me te mire. Nje diete e lehte dhe disa momente clodhjeje do iu benin mire. Ne pune duhet te perpiqeni shume per te arritur atje ku deshironi. Me pak perqendrim dhe vendosmeri do ia dilni. Familja mire
Binjaket
Marredhenia me partnerin ka rrezik te jete e tensionuar gjate kesaj jave. Do debatoni fort me te per gjithcka dhe do doni te dale gjithmone e juaja. Beqaret nuk e gjejne serish shpirtin binjak dhe per kete do e humbin besimin tek vetja. Financat mund te jene te nderlikuara prandaj shmangni sa te mundni shpenzimet e medha. Shendeti nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Do keni dhumbje dhembesh apo edhe dhimbje shpine. Shkoni beni nje vizite tek mjeku pa qene shume vone. Ne jeten profesionale duhet te beni kudjes. Do perballeni me shume sfida dhe pengesa keshtu qe mendohuni mire para se te hidhni ndonje hap. Ne familje nuk do kete probleme.
Gaforrja
Nga njera ane do kerkoni qendrueshmeri, por nga ana tjeter do iu pelqejne edhe aventurat kalimtare ne jeten ne cift. Mos e teproni me flirtimet sepse partneri do iu braktise shume shpejt. Nese jeni ne kerkim te shpirtit binjak duhet ta hiqni turpin dhe te shfrytezoni cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Ne planin financiar fati do jete ne anen tuaj. Megjihate mire do ishte te mos abuzonit me shpenzimet. Shendeti ne pergjithesi do jete i mire edhe pse shpeshhere mund te beheni nervoze. Ne pune ka shume mundesi te nisni nje projekt qe e keni pasur shume per zemer. Nese tregoheni kembengukes do aririni shume shpejt tek objektivi final. Ne familje do kete konflikte.
Luani
Tregohuni sa me vigjilente gjate kesaj jave ju qe jeni ne cift sepse perndryshe do perballeni me shume veshtiresi. Partnerit do i ngelet qejfi shpejt nese ju nuk i kushtoni vemendjen e duhur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve sepse vetem keshtu do mund te gjejne personin qe iu pershtatet. Ne planin financiar duhet me shume maturi se kurre me pare. Vetem ne kete menyre do shmangnit problemet serioze. Shendeti do ndikohet mjaft nga dy planete. Do jeni ne forme te shkelqyer dhe nuk do keni as shqetesimin me te vogel. Ne pune gjerat do ndjekin rrjedhen e duhur edhe pse ju nuk do beni shume perpjekje. me familjaret do debatoni ashper.
Virgjeresha
Jeta sentimentale e cifteve nuk do shkoje shume mire gjate kesaj dite. Mos e ngrini zerin dhe lereni tjetrin te shprehet lirisht. Nese beqaret do dine te tregohen te matur dhe do perfitojne nga takimet mund ta gjejne shpirtin binjak. Do i keni te gjitha mundesite keshtu qe mos i humbni kot. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive dhe te shpenzoni pa u menduar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jete e mire. Edhe ata qe kane pasur shqetesime me melcine apo veshkat do ndihen me te qete. Jeta profesionale do shkoje me se miri. Pak nga pak do filloni te hidhni hapa drejt suksesit. Kujdesuni pak me teper per pjesetaret e familjes. Ata kane nevoje per ju.
Peshorja
Nese beni disa perpjekje per t’u treguar me tolerante ne cift do kaloni dite edhe me te bukura e emocionuese. Sinqeriteti gjithashtu duhet te mbizoteroje gjate gjithe kohes. Beqaret do tregohen paksa impulsive dhe fale kesaj mund te bejne gabime te pafalshme. Kujdes! Ne plani financiar nuk do iu paraprije fati. Per me teper do iu duhet te beni edhe disa shpenzime urgjente. Shendeti nuk do kete probleme keshtu qe nuk do keni per cfare te qaheni. Ushqehuni mire dhe mbrohuni nga i ftohti. Kujdes mos rreshqisni mbi lekuren e bananes ne planin profesional sepse pastaj do e keni te veshtire te coheni. Familja do jete e qete dhe do iu mbeshtese ne cdo fushe.
Akrepi
Problemet qe keni pasur nje jave me pare me partnerin tuaj do e keni te veshtire t’i rregulloni edhe kete jave. Nuk do jeni aspak realiste dhe te kuptueshem. Priten takime mbreselenese per beqaret. Ka shume gjasa te zbuloni personin qe keni enderruar gjithe kohes. Financat do jene paksa te lekundura sepse do shpenzoni me teper sesa duhet per te blere disa gjera per shtepine. Ndryshimet e temperaturave nuk do kene asnje ndikim tek shendeti juaj. Do keni rezistence te mire fizike. Ne pune do ndermerrni projekte te rendesishme dhe do iua tregoni te gjitheve aftesite qe keni. Nese doni mund edhe te bashkepunoni me koleget. Me familjaret mos u tregoni te nxituar.
Shigjetari
Partneri nuk do iu kushtoje shume kohe gjate kesaj jave dhe kjo do iu merzite pa mase. Do kaloni dite plot debate dhe mosmarreveshje. Beqaret nuk do kene ndryshime te statusit as kete periudhe, megjithate takime dhe flirtime do kete. Ne planin financiar mund te filloni edhe projekte te rendesishme duke qene se situata do jete e stabilizuar. Yjet keshillojne nje regjim me te mire ushqimor per te pasur nje shendet me te qendrueshem. Ju mundeni. Pune ne fillim te javes do ece si duhet por me pas mund te dalin disa veshtiresi. Tregohuni me te vendosur dhe mos e leshoni veten shpejt. Klima ne jeten familjare do jete mjaft e ngrohte.
Bricjapi
Kete jave do i keni te gjitha mundesite per ta permiresuar jeten ne cift. Ambienti do jete i ngrohte dhe bashkepunimi do te perforcohet me teper. Beqaret do e kene te lehte te kene takime dhe te joshin, por do e kene po aq te veshtire te zgjedhin personin e duhur. Mendohuni mire! Ne planin financiar perspektivat priten te jene te mira. Do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Shendeti nuk do jete ashtu si duhet. Nese keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet konsumoni me teper portokaj. Ne pune do jeni shume te frymezuar dhe ka mundesi te arrini te realizoni nje nga objektivat kryesore qe do i vini vetes. Marredhenia me familjaret do jete shume e mire.
Ujori
Lidhja juaj ka do jete shume e mire gjate kesaj jave. Mos degjoni per asnje moment ato qe iu thone te tjeret sespe ne kete rast do lindnin probleme. Beqaret nuk duhet te ekrkojne personin perfekt sepse ai nuk ekziston, Perfitoni sa te mundni nga mundesite qe do iu jepen per takime. Per shkak te disa shpenzimeve te papritura qe do iu duhet te beni, financat do pesojne disa tronditje. Merrni masa sa me shpejt. Shendeti nuk do jete shqetesues eshe pse mund te keni pak dhimbje koke ne disa dite. Gjithcka do vije si pasoje e lodhjes. Ne pue do filloni projekte te rendesishme te cilat me shume gjasa do iu sjellin suksesin e kerkuar. Familja do jete mbeshtetje e forte ne cdo fushe.
Peshqit
Dashuria e cifteve do jete e paqendrueshme gjate kesaj jave. Ne fillim do keni zenka, por shume shpejt do vijne edhe pajtimet. Mos u alarmoni dhe mos merrni vedime te nxituara. Takimet per beqaret do jene te shumta, por vetem per nje person zemra do filloje t’iu rrahe fort. Gjithsesi mos u rrembeni nga ndjenjat por mendohuni mire para se te veproni. Financiarisht mund te perballeni me veshtiresi. Tregohuni sa me te kujdesshem me shpenzimet. Per shendet me te mire dhe per te mos pasur shqetesime kujdesuni per veten dhe beni kontrolle tek mjeku. Alergjiket duhet te ruhen me shume se te tjeret. Planetet do influencojne pozitivisht tek jeta profesionale dhe iu ndihmojne te gjeni zgjidhje per problemet qe keni pasur. familja nuk do kete probleme.