Horoskopi javor 11-17 Shkurt/ Keto jane 2 shenjat me FAT te 7 diteve e po vijne

Dashi




Do benit mire te shmangnit cdo lloj perballjeje me partnerin gjate kesaj jave. Ambienti mund te elektrizohet se tepermi dhe do futeni ne nje rruge pa dalje. Per beqaret do kete ndryshime ne horizont. Nuk do keni per cfare te merakoseni sepse gjerat do shkojne me se miri. Financat do jene mjaft delikate per shkak te shpenzimeve aspak te menduara qe do kryeni. Kujdes! Per sa i perket shendetit, jo vetem qe nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizoterojne gjate gjithe kohes. Ne pune do ndertoni pak nga pak udhen drejt suksesit. Projektet qe keni nisur do ecin ashtu si duhet. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate.




Demi

Me ne fund do i zgjidhni problemet e medha qe iu kishin dale ne cift. Secili do jape ndihmen e tij dhe bashkepunimi do forcohet me teper. Beqaret do kene disa takimi te cilat nuk duhet t’i marrin me shaka. Ka gjasa qe fale tyre jete t’iu ndryshoje njehere e pergjithmone. Ne planin financiar merrni masa dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat nese nuk doni te keni tronditje. Shendeti do jete i mire pavaresisht ndonje shqetesimi te vogel nervor. Keshilla e yjeve eshte te flini me teper. Nese ne pune i manovroni mire gjerat, ka mundesi te arrini qellimin perfundimtar. Nga ana tjeter ne familje do keni disa debate te ashpra me prinderit tuaj.




Binjaket

Mire do ishte te mos e gjykonit ashper partnerin tuaj gjate kesaj jave. Vertet ai eshte i duruar, por gjithcka e ka nje kufi. Priten mosmarreveshje dhe debate te zjarrta. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare. Me ne fund as ju nuk do ndiheni me te vetmuar. Ne planin financiar mudnesite per ta permiresuar situaten do jene te medha. Do kryeni transaksione te rendesishme. Per te pasur shendet me te mire, gjeni kohen per t’u clodhur dhe beni pak aktivitet fizik. Nese keni mundesi per yoga, provojeni. Ne pune nuk do keni veshtiresi me projektet qe keni nisur, por marredhenia me koleget do acarohet. Jeta familjare do jete mjaft e qete.




Gaforrja

Yjet do ndikojne setepermi ne jeten sentimentale te cifteve gjate kesaj jave dhe do ua prishin harmonine. Do kete keqkuptime te shumta dhe mungese te tolerances. Ceshtjet e zemres nuk do shkojne mire as per beqaret. Do ngeleni serish vetem kete periudhe. Financat duan me teper vemendje. Nese tregoheni te pamatur me shpenzimet do perballeni me veshtitresi te shumta. Shendeti ne pergjithesi nuk dpo jete problematik, por shqetesimet e vogla nuk do mungojne. Here pas here do keni dhimbje koke. Ne pune mos hezitoni te mbroni te drejtat tuaja kur mendoni se keni te drejte. Vetem keshtu do t’ja dilni mbane. Familjaret do kerkojne ndihmen tuaj.




Luani

Gjate kesja jave mezi do e duroni rutinen e jetes ne cift. Kujdes, kjo nuk do te thote qe per kete arsye te hidhni hapa te gabuara apo te shikoni dike tjeter. Te gjithe kalojne periudha te zymta, por gjithcka kalon me kohen. Disa beqaret do e gjejne shpirtin e tyre binjak, ndersa disa te tjere do presin me kot. Ne planin financiar duhet te beni perpjekje te medha per te ruajtur qendrueshmerine. Shpenzimet duhet te jene te matura. Shendeti jo vetem qe nuk do jete i keq, por do jeni edhe plot energji, dinamizem dhe force. Jupiteri do jete planeti me pozitiv per sektorin profesional. Ka mundesi te merrni pergjigjen qe prisni dhe te hidhni hapa galoponte. Dikush do iu jap enje mbeshtetje te madhe. Ne familje beni kujdes me sjelljen despotike.




Virgjeresha

Klima yjore do jete e mire gjate kesaj jave per te dashuruarit, megjithate mos e genjeni partnerin per asnje detaj sepse kete ai nuk do e duronte dot. Beqaret do perballen me zgjedhje te veshtira. Merrni gjithe kohen e duhur per t’u menduar. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do keni goxha permiresime. Edhe pse shendeti nuk do jete ashtu si e mendonit, mos e humbni kurajen. Mundohuni te merrni sa me teper vitamina dhe proteina dhe beni kujdes me gjumin. Jeta profesionale do shkoje me se miri per te gjithe, ne cdo fushe. Shfrytezojini ditet! Jeta familjare do jete me e bukur dhe e mbushur me emocione.

Peshorja

Fale influences jo shume pozitive te Neptunit, do mendoni sikur keni nje rival ne dashuri dhe do e mbani gjithe kohes pas vetes partnerin. Mos e teproni nese nuk doni qe ai te merzitet. Beqaret duhet t’i pranojne ftesat qe do iu behen, por per te bere premtime nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar cdo gje do shkoje me se miri dhe do kryeni transaksione te rendesishme. Per sa i perket shendetit, nuk do keni probleme te medha, megjithate nuk do mungojne shqetesimet nga barku apo nga rruget e frymemerrjes. Ne pune nuk do ia dilni dot vetem, prandaj mendohuni me ke te krijoni nje ekip. Ne familje do iu acaroheni edhe per gjene me te vogel.




Akrepi

Se bashku me partnerin do beni projekte afatgjata gjate kesaj jave. Do ndiheni qe me mire prane njeri tjetrit dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Beqaret do kene me shume nevoje per te pasur dike prane dhe do ia rrije qellimit me pak perpjekje. Financat nuk do jete shume te qendrushme, prandaj shmangni marrjen e rreziqeve duke ulur shpenzimet. Shendeti do jete i mire ditet e para te javes, por qe nga e merkura mund te keni shqetesime te vogla sidomos me barkun. Ne pune do benit mire te perqendroheshit tek thelbi i gjerave dhe jo tek detajet e vogla. Do humbnit kohe dhe nuk do fitonit asgje. Ne familje do mbizoteroje harmonia.

Shigjetari

Se bashku me partnerin do kujtoni kohet qe keni kaluar dhe do ndiheni mire. Do keni mundesi te zgjidhni edhe disa mosmarreveshje te vogla qe keni pasur dhe ta shihni me optimizem te ardhmen. Per beqaret do filloje nje dashuri pasionante dhe emocionuese. Pergatituni per ndryshime te medha. Ne planin financiar, nese vendosni disa rregulla dhe beni nje menaxhim me te mire te situates nuk do keni tronditje. Shendeti do jete i mire, kjo mbase ngaqe do merreni pak me teper me sport. Tregohuni te arsyeshem edhe me konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit. Ne pune do ua vertetoni te gjitheve zotesine. Do kembengulni per te arritur dicka dhe do ia arrini qellimit. Familja do jete nje mbeshtetje e forte per gjithcka.




Bricjapi

Gjate kesaj jave do jeni shume strikte me ate qe keni ne krah dhe nuk do toleroni per asgje. Kujdes, partnerit mund t’i vije ne maje te hundes dhe mund t’iu braktise. Beqaret ka shume mundesi te takohen me persona interesante dhe qe ia vlen te krijojne nje lidhje. Per sa iu perket financave, duhet te trehoheni te matur me shpenzimet dhe te mos beni asnje cmenduri. Nuk do ia dilnit dot ne te kundert dhe do futeshit ne borxhe. Shendeti do jete me delikat. Do keni shpesh dhimbje koke dhe ne ndonje nga ditet mund t’iu irritohen syte. Keshillohuni me mjekun pa qene vone. Ne pune me shume gjasa do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Familja nuk do kete asnje problem.

Ujori

Mos e kundershtoni per gjithcka partnerin tuaj dhe mos u mburrni gjithe kohes. Do e shnderronit lidhjen ne nje arene boksi dhe mund te dilni edhe te humbur. Beqaret duhet te perfitojne nga kjo periudhe e favorshme per te dale me disa persona qe i kane ftuar. Ne planin financiar merrni menjehere masa qe ta rregulloni situaten sepse me kalimin e kohes problemet zmadhohen. Shendeti do jete shume i mire. Nuk do jeni as nervoze dhe nuk do keni shqetesime. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do e dini mire cfare hapash te hidhni per t’ia dale. Perqendrohuni me teper tek thelbi i gjerave per te kaluar me pas tek gjerat dytesore. Familja mire.




Peshqit

Jeta sentimentale nuk do jete shume e kenaqshme gjate kesaj jave. Do jeni shume kokeforte dhe do kerkoni gjithmone te dale e juaja. Mos e teproni nese nuk doni probleme te medha ne cift. Beqaret do kene nje takim interesante ne ditet e para dhe deri ne fund te javes gjerat mund te marrin me per mbare. Financat nuk do jene te keqija, megjiithate duhet pasur kujdes me shpenzimet. Shendeti do jete i paqendrueshem. Mundohuni te mos e teproni me kafen dhe clodhuni here pas here. Ne pune edhe pse do lodheni pak do arrini atje ku keni deshiruar gjithmone. Do ndiheni mire pas gjithe perpjekjeve te bera. Familja do kaloje jave te qete.



Author: horoscope