Mos shpenzoni asnjë qindarkë, këto shenja e kanë halë në sy Shën Valentinin

LUANI



Me siguri u habitët që gjetët shenjën e Luanit në këtë klasifikim. Nuk jeni të vetmit, na besoni për këtë, edhe neve na bëri përshtypje kjo gjë pasi dihet që Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe bën çdo gjë për ta arritur këtë. Pikërisht këtu qëndron kleçka, Luanit nuk i pëlqen Shën Valentini sepse është një festë në çift, ndërkohë që të lindurit në shenjën e pestë të zodiaku duan gjithë kohën dhe dedikimin e partnerit/partneres për vete. Thoni po deshët që nuk janë egoistë Luanët!



AKREPI

Ndryshe nga Luani, që është i qartë në atë që do dhe Shën Valentini nuk bën pjesë në planet e tij, Akrep është një shenjë që nuk e urren plotësisht këtë ditë. E thënë më ndryshe, i pëlqen ta festojë nëse partnerit i pëlqen, por nëse nëse dikush tjetër nuk ia kujton 14 shkurtin, e harron komplet. Për ta kjo festë është një ndërthurje e mërzitshme mes angazhimeve të shumta që kanë, por edhe dëshirës për të kënaqur njeriun e zemrës. Hajde e merri vesh këta Akrepët!



BRICJAPI

Të dashur miq të horoskopit, me Bricjapin nuk ka lojëra. Të lindurit në këtë shenjë jo vetëm që e urrëjnë këtë ditë, por nuk kanë dëshirë aspak dëshirë as të dëgjojnë të tjerët të flasin për të. Ashtu si çdo gjë rreth tyre, Bricjapët urrejnë të bëjnë gjëra si të gjithë e për pasojë 14 dhkurti bëhet një datë e bezdisshme. Mos e teproni me presionin ndaj Bricjapëve kur bëhet fjalë për ditën e Shën Valentinit sepse mund t’u kthehet shumë keq dhe të keni probleme në çift.


Author: horoscope