Horoskopi për ditën e hënë, 14 shkurt 2022 (SHEN VALENTINI)

Dashi

Pergatituni per emocione te shumta sot ne jeten tuaj sentimentale. Disa mund te marrin edhe nje vendim te rendesishem ne fund te dites. Beqaret nga ana tjeter nuk duhet te pranojne lidhje mediokre ne te cilat duhet te besh patjeter kompromis. Ne planin financiar do perdorni nje strategji shume te mire per t’ia dale. Nuk do keni tronditje te medha te ekuilibrit.

Demi
Dita e sotme do jete e mbushur me mosmarreveshje dhe debate ne cift. Nuk do jeni me humor te mire dhe nuk do iu pelqeje t’iu kundershtojne. Pozicionimi i Venusit ne jeten sentimentale te beqareve do shtoje takimet. Perfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni permiresim te situates nese shpenzoni me maturi. Ju mundeni!

Binjaket
Jeta ne cift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar gjate kesaj dite, prandaj beni kujdes. Edhe nese merziteni me partnerin, kjo nuk eshte nje arsye qe te shihni dike tjeter. Beqaret do jene ambicioze dhe kerkues. Nuk do mjaftohen thjeshte me disa aventura kalimtare. Fale ndikimit jo shume te mire te Marsit ne planin financiar do beni shpenzime te tejskajshme dhe buxheti do tronditet.

Gaforrja
Nen influencen pozitive te Neptunit, klima ne cift do jete harmonike dhe mjaft e kendshme. Do arrini t’i sqaroni te gjitha dyshimet qe mund te keni pasur dhe do jetoni me qetesisht. Per beqaret mund te filloje nje histori e kendshme dashurie. Bejini syte kater kudo qe te shkoni. Ne planin financiar do perballeni me disa probleme. Tregohuni te matur me cdo hap qe do hidhni.

Luani
Nese ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, ka shume gjasa ta gjeni sot. Ai do shfaqet papritur ne jeten tuaj dhe zemra do t’ju rrahe shume fort. Ciftet nga ana tjeter do kalojne nje dite te qete dhe pa probleme. Nese doni me teper pasion duhet te improvizoni. Ne planin financiar mos u qani per situaten ne te cilen ndodheni, ka edhe me keq. Merrni masa qe gjerat te permiresohen.

Virgjeresha
Te mbeshtetur nga Venusi dhe Marsi do keni nje rizgjim te pasionit gjate kesaj dite. Monotonia me ne fund do mbaroje. Nje darke me qirinj do ishte nje ide e bukur. Beqaret do pelqejne shume dike, por nuk do guxojne t’ia shprehin ndjenjat. Per sa iu perket financave, duhet thene se ekuilibri do jete i paqendrueshem. Bejini syte kater dhe mos shpenzoni me shume sesa duhet.

Peshorja
Ne planin sentimental, ciftet do kene permiresime te ndjeshme. Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te kuptueshem nese doni qe klima te jete harmonike. Beqaret do jene shume ne qejf dhe do t’i pranojne te gjitha ftesat qe do iu behen. Argetohuni, por per te marre vendime tregohuni te matur. Plutoni do iu nxite te beni nje riorganizim te buxhetit.

Akrepi
Ciftet qe kane kohe bashke nuk do kene nje dite pasionante, por do mendojne t’i bejne gjerat me serioze dhe se bashku te konsolidojne situaten financiare. Beqaret do jene te perkedhelur nga yjet. Mundesite per takime do jene te shumta dhe interesante, shfrytezojini. Buxheti pritet te kene permiresime per shkak te disa masave te rrepta qe do merrni.

Shigjetar
Dita e sotme do jete e mbushur me konflikte dhe debate ne cift. Do benit mire te mos tregoheshit kokeforte dhe ashtu do partneri t’i pranonit edhe ju gabimet tuaja. Per beqaret jo vetem do kete takime interesante, por mund te lindin edhe histori te bukura dashurie. Shfrytezojeni diten! Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni transaksione te rendesishme.

Bricjapi
Nese i zbatoni me perpikmeri disa rregulla ne cift, jo vetem qe do i sqaroni mosmarreveshjet qe keni pasur, por do kaloni nje dite te mrekullueshme. Beqaret do kene nje takim te bukur, qe mund t’ua ndryshoje teresisht jeten. Dilni sa me shume qe te mundni. Financat duhet menaxhuar me me shume kujdes dhe maturi. Shmangni shpenzimet e tejskajshme.

Ujori
Beni kujdes mos fantazoni per dike tjeter qe nuk eshte partneri sot sepse do perballeshim me debate te medha. Nese nga ana tjeter nuk perjetoni me asnje emocion prane atij qe keni ne krah, do ishte me mire t’ia thonit. Jeta sentimentale e beqareve do marre nje tjeter kthese. Financat nuk do jene te keqija prandaj do jeni te qete ne kete plan.

Peshqit
Ne kete dite te dashuruarish do perjetoni emocione pa fund ne cift. As qe e kishit menduar ndonjehere se partneri mund t’iu bente surpriza kaq te medha. Edhe beqaret do kene fat dhe mund te takojne nje person te vecante. Mos e lini t’iu ike nga duart. Ekuilibri financiar do jene i qendrueshem. Do e dini mire sa te shpenzoni ne menyre qe te mos keni probleme.

Author: horoscope