Peshorja e para, Akrepi i fundit/ Astrologia Susan Miller ben renditjen e shenjave me FAT te javes

DASHI 21. mars – 20. prill




Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene shume e qete këtë jave. Ne shume momente do debatoni me partnerin tuaj dhe nuk do bini dakord për çdo gjë. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse çdo gabim do ju sjelle probleme serioze për te ardhmen. Me shpenzimet do bëni mire te mos spekuloni. Kërkoni edhe ndihme për menaxhimin e tyre sepse po i late pas dore situata mund te marre tatëpjetën. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë pak aktivitet fizik dhe mesazhet here pas here do ju mbajnë edhe me ne forme. Sektori propfesional do favorizohet mjaft nga Merkuri. Do përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet për te arritur atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete me e mire.




DEMI 21. prill – 21. maj

Këtë jave duhet ta kaloni gjithë kohen e lire me partnerin tuaj sepse ai me te vërtetë do ketë nevoje për ju. Mos lini pas dore as jetën intime e cila është tejet e rëndësishme. Beqaret do përfitojnë pafund nga mundësitë për aventura dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara. Po bëtë te kundërtën do futeni ne probleme afatgjata. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë duhet te vazhdoni te përkujdeseni ende për ushqimin dhe gjumin. Ne pune do ju behet një propozim interesant nga i cili duhet te përfitoni sa me shume. Jeta familjare do jete me më shume alegri.




BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Saturni do ju ndihmoje ta përmirësoni edhe me shume marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj jave. Edhe pse mund te debatoni pak nuk do ndaleni se prekuri temat delikate ne mënyrë qe te gjeni një zgjidhje. Beqaret do kenë flirtime pafund, por nuk do arrijnë dot ta krijojnë lidhjen qe kane ëndërruar thotë këto kohe. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni dhe nuk do përballeni me te papritura te pakëndshme. Nëse jeni te fiksuar pas lojërave këtë jave do keni fat. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mundohuni qe here pas here te çlodheni dhe te ushqeheni sa me mire te jete e mundur. Ne pune yjet do i keni te gjithë ne krah. Ata do ju ndriçojnë rrugën e duhur nga duhet te shkoni. Familja pa probleme.




GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Këtë jave nuk do jeni shume te qëndrueshëm ne mendime ju te dashuruarit dhe here pas here do keni dyshime për dashurinë e partnerit. Mos e kontrolloni atë ne çdo moment, por me mire flisni dhe përballuni hapur. Fundi i javës ka për te qene shume here me i mire. Beqaret do kenë dite te ndërlikuara ne pune dhe nuk do mendojnë shume për dashurinë pavarësisht se ftesat nuk do mungojnë. Ne planin financiar kane për t’iu dale probleme goxha te mëdha te cilat nuk mund te zgjidhen aq lehtësisht nga sa ju mendonit. Ne pune duhet te keni me tepër besim tek vetja dhe duhet te tentoni te provoni fusha te reja. Ne familje duhet te bëni lëshime qe te mos keni probleme.




LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ata qe janë ne një lidhje do jene me shprehës gjate kësaj jave dhe kjo do rindeze pasionin. Venusi do jete planeti qe do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do i udhëheqë ne rrugën e duhur. Beqaret do kalojnë momente mjaft delikate, por ne fund kane për te gjetur personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos bëni gabim te jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.




VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do merrni fryme me lirisht gjate kësaj jave dhe do ndiheni me te lire për t’i shprehur ato qe do ndieni. Nuk do mungoje here pas here edhe surprizat e mëdha. Beqaret me shume gjase do afrohen gjithnjë e me shume pas disa personave qe gjate gjithë jetës i kane pasur miq te ngushte. Sektori i financave ka për te qene shume me i mire se disa kohe me pare. Pas te mërkurës do e keni edhe me te lehte te kryeni disa investime te mëdha qe do ju sigurojnë edhe te ardhmen. Shëndeti ditët e para do jete delikat dhe mund te keni shqetësime, por ne fundjave gjithçka do ndryshoje. Ne pune do jeni te jashtëzakonshëm dhe te gjithë do ju adhurojnë për ato qe do arrini. Bravo edhe për guximin dhe këmbënguljen. Edhe familja e qete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Harmonia do mbizotërojë gjithmonë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Yjet do ua zbukurojnë çdo çast dhe emocionet kane për te qene gjithë kohës te forta. Duhet te veni vetëm pak kujdes me xhelozinë. Beqaret nuk duhet ta humbasin shpresën deri ditën e fundit. Pritet te ndodhin gjera vërtet te bukura këtë periudhe. Edhe ne planin financiar fati do jete shpesh ne anën tuaj kështu qe mund t’i kryeni shpenzimet e menduara e madje te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze nëse bëni kujdes me higjienën, nëse ushqeheni si duhet dhe nëse merreni me aktivitet fizik. Ne pune do jeni ambicioze, dinamike dhe do i arrini te gjitha qëllimet qe do i vini vetes. Edhe jeta familjare ka për te qene e qete.




AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do kërkoni gjera ndryshe ju te dashuruarit dhe nuk do ju pëlqejë aspak rutina. Po nuk folët me delikatese me partnerin dhe po i bëtë kërkesat me ngulm nuk do fitoni asgjë. Beqaret nuk do jene aspak ne humor te mire për te filluar aventura apo lidhje serioze, kështu qe do i lënë pa i shfrytëzuar mundësitë qe do iu jepen. Yjet do kenë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç disa shqetësimeve te vogla nga koka. Gjithsesi këto do ndodhin rralle. Ne pune duhet te tregoheni shume te duruar qe te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u dorëzoni qe me sfidën e pare qe do ju dale. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jave përgjithësisht pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë tërësisht debatet, por ato do jene pa pasoja. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen edhe pse ato do jene thjesht për lidhje afatshkurtra. Për dashurinë e madhe do ju duhet te presin ende edhe pak. Ne planin financiar do keni goxha tronditje te cilat do ju shqetësojnë pa mase. Po nuk ja dolët dot vete kërkoni ndihme tek te afërmit. Për shëndet me te mire duhet te flini mjaftueshëm, te mos neglizhoni ushqimin dhe te merreni me pak aktivitet fizik. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni rreziqe shume te mëdha vetëm qe te arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë ne kohen e duhur. Jeta familjare do jete goxha e trazuar.




BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nëse doni qe te kaloni një jave sa me te mire këtë jave mundohuni te mos i vini kundër për çdo gjë partnerit tuaj. Te gjithë bëjnë gabime, por e rëndësishme është qe secili te pranoje fajet e veta. Me qetësi dhe tolerance çdo gjë do kalohet. Beqaret do jene pafund sensuale, joshës dhe te vendosur për te bere gjithçka qe ta bëjnë për vete princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave nuk ka për te qene perfektë, kështu qe tregohuni shume te kujdesshëm ne këtë sektor. Shëndeti do vije dite pas dite duke u përmirësuar. Edhe ata qe vuajnë nga probleme kronike do ndihen shume me te qete. Ne pune, qe nga dita e marte, gjerat do marrin rrugën e duhur dhe do keni arritje njëra pas tjetrës. Për familjen do jeni me te përkujdesur.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift nuk do jete e keqe gjate kësaj jave megjithatë shpesh do ndiheni te pasigurte për te hedhur hapa me tej. Flisni me hapur me partnerin dhe tregojani brengat sa me pare. Beqaret do jene shume romantike dhe do dine si te bëjnë për vete atë qe do pëlqejnë. Te enjte ose te premte për ta do filloje një etape e re shume me e bukur. Sektori i financave do jete shume i paqëndrueshëm dhe do keni vështirësi edhe për te kryer shpenzimet me te domosdoshme. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene goxha te mira. Do ndiheni aq mire saqë do doni te jeni gjithë kohës ne lëvizje dhe te merreni me pune. Sektori profesional do jete gjithashtu i favorizuar dhe i mbushur me arritje. Familja pa probleme.




PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dashurohuni si ta ndjeni këtë jave dhe mos mendoni aspak për te shkuarën dhe për te ardhmen e largët. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni vërtet mire dhe do përjetoni emocionet qe keni dëshiruar gjithë kohës. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm dhe mos hedhin hapa për te cilat mund te pendohen. Ata nuk duhet te pranojnë as te dalin me persona për te cilët kane dëgjuar fjale te këqija. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer megjithatë po u treguat te kujdesshëm nuk do keni vështirësi. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni shqetësime nga migrena dhe nga barku. Ne pune do keni shume ambicie, por nuk do arrini dot gjithçka. Jeta familjare do jete e begate.



Author: horoscope