Dashi
Dhjete ditët e para te këtij muaji do jene te mira për çiftet, por me pas atmosfera do trazohet dhe do keni shume vështirësi. Impulsiviteti i tepruar do iu beje te gaboni shpesh dhe personi qe keni ne krah do lëndohet. Reflektoni mire para se te veproni. Beqaret do tregohen shume kërkues dhe nuk do kënaqen aspak me takimet qe do realizojnë. Fatmirësisht shëndeti do jete i mire. Do jeni energjike dhe do ndiheni ne forme. Kujdes duhet te bëni me ndonjë aksident te vogël. Ne planin financiar situata do stabilizohet pas javës se pare. Gjithsesi yjet këshillojnë maturi dhe kujdes me shpenzimet qe gjerat te marrin drejtimin e duhur. Ne pune do jeni te paduruar dhe do hidhni hapa te parakohshme. Kujdes! Me koleget marrëdhënia do përmirësohet dhe ka mundësi qe me disa te bashkëpunoni.
Demi
Çështjet sentimentale ka rrezik te përballen me vështirësi gjate këtij muaji. Megjithatë nëse tregoheni tolerante dhe here pas here kërkoni falje për gabimet gjithçka mund te rregullohet. Partneri mund t’iu beje propozime interesante te cilat nuk duhet lënë pas dore. Për beqaret do jete miqësia ajo qe do ketë rëndësinë me te madhe. Dashuria do kaloje ne plan te dyte edhe pse ngacmimet nga dikush nuk do mungojnë. Me shëndetin duhet te bëni kujdes. Mos e lini pas dore ushqimin nëse nuk doni te humbni fuqitë dhe te keni pasoja te renda. Nëse doni te mbani dieta këshillohuni me specialistet e fushës. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi, por ne përgjithësi muaji do jete i mire. Ne pune do iu dalin pengesa. Përdorni aftësinë tuaj komunikuese për te zgjidhur çfarëdo lloj çështjeje.
Binjaket
Dashuria edhe për ju binjake do ketë disa probleme gjate këtij muaji. Do keni keqkuptime te njëpasnjëshme dhe mezi do arrini te komunikoni. Dy javët e para do jene ato me te vështirat. Beni gjithçka qe te mundni për te mos e humbur partnerin dhe mendoni për ndonjë surprize te këndshme. Tre javët e para beqaret nuk do kenë rrahje zemrës, ndërsa me vone gjithçka mund te ndodhe. Disa mund te fillojnë edhe angazhime afatgjata. Ngarkesa e madhe do sjelle pasoja tek shëndeti. Do jeni shpesh te stresuar dhe te lodhur. Hani ne mënyrë te ekuilibruar dhe gjeni kohe për t’u çlodhur. Për financat nuk do jete asgjë fushe me lule. Shpenzoni me maturi dhe bëni një riorganizim te situatës. Ne pune duhet t’i merrni gjerat shtruar sepse do keni shume për te bere. Ne fund pritet te vije suksesi.
Gaforrja
Gjate këtij muaji do jene emocionet ato qe do iu udhëheqin ne jetën tuaj ne çift. Tre javët e para gjithçka do shkoje për mrekulli dhe kenaqesitë qe do përjetoni do jene te mëdha. Me pas do ketë disa kontradikta mbi një teme delikate dhe do ndizen debatet. Beqaret do kenë mundësi te shumta për ta gjetur dashurinë, por nëse nuk i mbani këmbët ne toke mund te zhgënjeheni. Mundohuni te mos e humbisni për asnjë moment realizmin. Shëndeti do jete here i mire dhe here delikat. Mbrohuni nga virozat e sezonit dhe mos neglizhoni as shqetësimin me te vogël. Ne planin financiar, 15 ditët e para do jene te mira, me pas gjerat do marrin tatëpjetën për shkak te shpenzimeve te tejskajshme. Ne pune do jeni krijues, te vendosur dhe do ndërmerrni iniciativa. Do keni arritje te mëdha.
Luani
Gjate këtij muaji do vazhdoni te jeni te vendosur dhe te sigurte ne vetvete. Për sa iu përket çështjeve sentimentale deri ne datën 19 mund te keni kontradikta te vogla, me pas situata do jete me e qete dhe atmosfera me e ngrohte. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare. Prisni rreth 12 dite para se te jepni përgjigje përfundimtare ne mënyrë qe te keni kohe te reflektoni. Qe nga data 18 edhe ju do jeni ne një lidhje dhe te lumtur me atë qe do keni pranë. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, përveç ndonjë shqetësimi te vogël qe mund te lidhet me ciklin menstrual tek femrat. Financat do jene ne përgjithësi te mira. Tregohuni me te matur me shpenzimet ne mënyrë qe te keni aq para sa te hiqni edhe mënjanë. Jeta profesionale do jete me e mire sesa e mendonit. Ne datën 16 pritet një lajm i mire.
Virgjeresha
Ambienti ne çift do jete përgjithësisht i trazuar këtë muaj. Mos u tregoni kokëforte dhe mos mendoni gjithmonë se ajo qe ju thoni është e drejta. Një gabim tjetër i juaji mund te jete dëshira për ta kontrolluar partnerin gjate gjithë kohës. Shmangeni sa te mundni këtë! Beqaret do kenë takime, disa madje mund te jene edhe te këndshme, por për dashuritë e mëdha duhet pritur shume me tepër. Emocionet qe mund te përjetoni ne çdo fushe, mund te sjellin here pas here probleme me shëndetin. Do bënit mire te flisnit me tepër dhe te merreshit me pak yoga. Me financat tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kuturu. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangni rrënimet e menjëhershme. Ne pune duhet me tepër diplomaci. Vendosni edhe pak rregull ne zyre qe te keni me tepër dëshirë për te ecur para.
Peshorja
Gjate këtij muaji nuk do iu mungoje aspak karizmi. Pritet qe me shume sukses te keni ne jetën profesionale dhe atë shoqërore. Jeta ne çift do jete paksa e ndërlikuar dhe shpeshherë do mungoje qetësia. Mos u tregoni as shume kërkues dhe as agresiv me atë qe keni ne krah. Marsi do jete planeti me i favorshëm për dashurinë e beqareve. Miqtë do iu ndihmojnë te gjeni personin e veçante me te cilin te ndërtoni një jete. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Do keni shpesh probleme gastrike dhe me zorrët. Beni me tepër kujdes me ushqimin dhe pini me tepër ujë gjate ditës. Me financat mos u tregoni te paduruar sepse do humbni shume. Ruani një ekuilibër me shpenzimet. Ne pune do i kaloni një nga një te gjitha pengesat dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Urime!
Akrepi
Do jeni mjaft dinamike gjate këtij muaji dhe ne përgjithësi do iu plotësohen te gjitha dëshirat. Ne jetën ne çift do tregoheni te moderuar dhe nuk do provokoni asnjë konflikt me partnerin. As ai nuk ka për t’iu lënduar ne asnjë moment. Beqaret do jene me humor te mire dhe te gatshëm për te provuar eksperienca te reja. Shëndeti ne fillim te muajit do jete i mire, por me kalimin e kohës lodhja do japë rezultatet e veta. Kujdesuni me tepër për veten dhe çlodhuni qe te riktheheni ne forme. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ruani ekuilibrin, por me pak dëshirë dhe vullnet mund t’ia dilni. Shpenzimet e kota, shmangini sa te mundni. Puna do filloje vrullshëm, do ketë disa pengesa nga mesi i muajit, por ne fund çdo gjë do përfundojë ashti si e kishit planifikuar. Do jeni luftarake dhe te pamposhtur.
Shigjetari
Ky muaj do jete paksa i tensionuar për ju. Qofte për fajin tuaj apo për faj te atij qe keni ne krah, komunikimi do trazohet dhe do keni mosmarrëveshje. Kujdes me agresivitetin dhe kokëfortësinë qe iu karakterizon. Beqaret do jene nostalgjike gjate tre javëve te para, ndërsa me vone do takojnë nje person qe ia vlen te krijojnë një lidhje. Mos e humbni këtë mundësi! Shëndeti nuk do jete i qete edhe pse jo me probleme shume te mëdha. Do jeni nervoze dhe here pas here pa fuqi. Ushqehuni mire dhe mos mbani dieta te forta. Ne plani financiar do jeni me te qarte pe rate qe doni te arrini dhe do merrni masa strikte. Data 11 duhet mbajtur mend për te marre ndonjë vendim me rëndësi. Ne pune mos u influenconi aspak nga ata qe iu rrethojnë. Mendohuni mire dhe bëni atë qe iu duket me e drejte.
Bricjapi
Jeta ne çift do jete plot ngjyra dhe mjaft harmonike gjate këtij muaji. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani te fshehta. Vazhdoni ne këtë rruge nëse preferoni jetëgjatësinë e lidhjes. Beqaret qe kërkojnë vetëm aventura kalimtare do jene te privilegjuar, ndërsa ata qe ëndërrojnë dashurinë e madhe duhet te bëjnë durim. Shëndeti nuk do kenë shqetësime te mëdha. Mund te keni ndonjëherë dhimbje koke për shkak te lodhjes se tepërt, por gjithçka do kaloje shpejt. Për forme te mire trupore kujdesuni me shume për ushqimin. Ne planin financiar mos i kaloni limitet me shpenzimet nëse nuk doni te përballeni me rrënimin. Mund t’ia dilni edhe me pak. Jeta profesionale nuk do jete e keqe, megjithatë pak maturi dhe seriozitet do iu bënte mire. Negociatat fillojini pas një kohe te caktuar reflektimi.
Ujori
Jeta ne çift do kaloje një faze delikate gjate këtij muaji. Do keni kontradikta te mëdha me partnerin dhe nuk do keni as kohe qe te merreni me zgjidhjen e tyre. Për me tepër, një i afërm do ketë nevoje për ndihmën tuaj, gjë te cilën nuk mund t’ia mohoni. Beqaret nuk do ndihen mire vetëm , por serish nuk do kenë guxim te tentojnë aventura te reja. Shëndeti do jete here i mire dhe here delikat. Për çdo shqetësim konsultohuni me mjekun e familjes para se situata te përkeqësohet. Mbrojeni veten! Situata financiare do jete e paqëndrueshme. Shpenzimet e mëdha qe keni bere kohe me pare do japin pasojat e tyre. Ne pune do jeni me te hapur ndaj te rejave dhe nuk do keni frike te tentoni. Priten disa arritje kështu qe përgatituni.
Peshqit
Jeta sentimentale e çifteve do jete e shkëlqyer gjate 15 ditëve te para te muajit. Duke filluar nga data 17 komunikimi do ketë probleme dhe mosmarrëveshjet do jene pa fund. Do bënit mire te flisni me qetësi dhe te toleroni here pas here nëse doni qe te rikthehet atmosfera e ngrohte. Beqaret duhet te mos ëndërrojnë shume, por t’i mbajnë këmbët ne toke. Jeta nuk është gjithmonë si ne një film romantik. Për një shëndet me te mire bëni me tepër aktivitet fizik. Ecni me këmbë, përdoreni me tepër biçikletën apo bëni not. E mira do jete qe gjate gjithë kohës ta mbani trupin ne lëvizje. Nëse do iu dalin probleme financiare, mos u alarmoni. Ulni menjëherë shpenzimet. Beni me pas një menaxhim te mire te situatës dhe këshillohuni me specialistet. Ne pune tregohuni diplomate, dinake dhe te vendosur.