Parashikimi i Muajit Mars per shenjen e Luanit (i detajuar) nga HOROSCOPE

Një trekëndësh i artë do realizohet në qiell i përbërë prej disa planeteve që punojnë së bashku në një harmoni të plotë.

Këta planete përfshijnë Jupiterin në shenjën e Luanit (fati i mirë) i cili i çon sinjal pozitiv Afërditës (dashurisë) dhe Marsit (aksionit) dhe Uranit (surprizës) në shenjën e Dashit në sektorin e marrëdhënieve të jashtme dhe Saturni (qëndrueshmëria) qëndron në shenjën e Shigjetarit në sektorin tuaj të dashurisë.

Do jeni në një formë të rrallë tani dhe në fusha të tjera të jetës dhe mund të përfitoni në mënyra mjaft të mëdha gjithashtu duke përfshirë projektet krijuese, përpjekje për të rritur kualifikimin e edukimit tuaj. Mund t’ia dilni mirë në një çeshtje ligjore ose mund të zgjidhni një çeshtje emigracioni që përfundon në një mënyrë shumë më pozitive seç e kishit menduar. Jeni i preferuari i yjeve tani dhe do e mësoni këtë gjë!

Ditë që dallohen nga të tjerat përfshinë 3 Marsin ku një udhëtim surprizë mund të sjellë lloj lloj gjërash të papritura, rezultate pozitive dhe data 10 Mars është datë ku mbizotëron dashuria, paratë, luksi dhe eksperienca të gëzueshme teksa udhëtoni ose bëni ndonjë nga veprimet e sipërmendura.Hëna e plotë e datës 5 Mars do ju gjejë duke shkruar çeqe për të blerë diçka të shtrenjtë për të cilën keni shpresuar.

Neptuni do qëndrojë pranë Diellit, kështu që në qoftë se blini një mjet elektronik, një makinë ose një mjet tjetër, bëni mirë të lexoni për përftimet që ju sjell profukti dhe gjithashtu komente nga njerëz që e njohin në mënyrë që të bëni zgjedhjen më të mirë. Neptuni drejton artet kështu që në qoftë se doni të blini diçka artistike, prezenca e tij tregon se do jetë diçka shumë e bukur dhe një krijim artistik që do shijohet në shtëpi. Në qoftë se blini prej një shitësi që e njihni, nuk keni asgjë për të patur frikë. Neptuni do ju sjellë vetëm gëzim jo zhgënjim.

Paratë do jenë sërish në mëndjen tuaj gjatë eklipsit diellor datën 20 Mars. Dielli drejton shenjën e Luanit kështu që ju ndikoheni më shumë nga një eklips diellor se sa nga një eklips hënor, dhe ky do jetë shumë i mirë për financat tuaja. Lloji i parave që do merrni (ose për të cilat do bini në marrëveshje me të tjerët) do jetë një bonus, një komision, diçka në avancë, një pagim siguracioni, një trashëgimi, një document divorsi ose edhe një çmim në një spektakël. Në qoftë se jeni pothuajse gati për të nisur një punë të re, përfitimet do zgjasin shumë për aq kohë sa ju punoni për këtë punë pak PASI të arrijë eklipsi.

Saturni do nis zmbrapsjen e tij në datën 14 Mars dhe do qëndrojë kështu deri në datën 2 Gusht. Gjatë kësaj kohe mund të ndryshoni mendim për personin me të cilin po dilni tani, ose e kundërta, të lidheni me një të dashur të mundshëm. Sa herë që një planet zmbrapset, kozmosi ju nxit që të diskutoni për mënyrët se si po shkojnë gjërat dhe të mendoni për ndryshimet e mundshme që mund të doni të ndërmerrni.

Data 25 Mars do jetë një ditë e mirë për të menduar për një rutinë fitnesi dhe të tregoni përkushtim ndaj një sporti. Dielli i cili është ylli juaj drejtues, do punojë më së miri me Saturnin për tu siguruar se programi që ndiqni do jetë një program që e shijoni dhe që do qëndrojë me ju për një kohë shumë të gjatë.

Author: horoscope