Dashi
Ne planin sentimental me te privilegjuarit do jene beqaret sot. Do keni takime te papritura, por secila do ia vleje. Përfitoni sa te mundni! Jeta e çifteve do jete paksa e tensionuar. Beni kujdes me ato qe do nxirrni nga goja sepse nuk do ketë rikthim pas. Ne planin financiar situata do vije duke u stabilizuar. Do merreni me tepër me menaxhimin e buxhetit dhe do bëni një riorganizim.
Demi
Jeta ne çift do pushtohet nga qetësia gjate kësaj dite. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do jene gati te fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë për takime qe do iu jepen. Nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet mund te futeni ne një faze mjaft delikate.
Binjaket
Merkuri do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Ata qe janë te fejuar do kalojnë edhe momente me pasionante dhe te mbushura me emocione. Beqaret do kenë mundësi te shumta te takojnë personin e ëndrrave, por yjet i këshillojnë te tregohen pak me te hapur. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Përfitoni për te hequr disa lek mënjanë apo për te bere transaksione.
Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje, sot do bëni disa zgjedhje. Do jeni me te qarte për atë qe dëshironi dhe nuk do hezitoni te flisni hapur me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do e kërkojnë gjate gjithë kohës dashurinë, por nuk do e gjejnë. Bëhuni te duruar. Nëse keni probleme financiar mos e lëshoni veten sepse ne atë mënyrë nuk keni për t’ia dale kurrë. Reflektoni me kujdes!
Luani
Çiftet do kalojnë një dite te këndshme dhe te bukur. Pas punës do programoni një darke te veçante me atë qe keni ne krah dhe do ia kaloni me se miri. Beqaret do kenë mundësi veçse për aventura kalimtare. Nëse doni një lidhje serioze duhet te prisni edhe pak kohe. Ne planin financiar mos u bëni tekanjoze dhe mos shpenzoni pa u menduar për gjera jo te domosdoshme.
Virgjeresha
Çdo gjë do shkoje mire gjate kësaj dite për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me humor te mire dhe do kaloni momente te paharruara pranë partnerit. Beqaret do e ndiejnë shume peshën e vetmisë, por duhet te durojnë sepse edhe sot mundësitë nuk do jene te mira. Situata financiare do jete e mire dhe e qëndrueshme. Rregulli do mbizotërojë gjate gjithë kohës.
Peshorja
Me bekimin e Jupiterit dhe Venusit, jeta juaj ne çift do jete e qete dhe e gëzueshme. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje dhe do e shijoni çdo moment pranë te dashurit te zemrës. Për beqaret do vijnë dashuri serioze dhe afatgjata. Përfitoni sa me shume qe te mundeni! Ne planin financiar duhet te shihni gjithçka me shume kujdes para se te veproni. Shpenzimet e mëdha nuk lejohen.
Akrepi
Dite e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah, do tregoheni tolerante dhe me te kuptueshëm. Vazhdoni ne këtë rruge dhe do e përforconi me tepër lidhjen. Beqaret, fale ndikimit te Hënës do kenë një takim interesant. Mendohuni mire para se te hidhni hapa me tej. Ne planin financiar mos ëndërroni shume edhe pse buxheti do jete i mire.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete edhe me e thjeshte dhe me e bukur nëse e dëgjoni partnerin. Komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift janë nder pikat kryesore për te pasur një lidhje te qëndrueshme. Beqaret do kenë shume fat ne dashuri. Personi qe do takoni do jete fiks për shijet tuaja kështu qe mos e humbni. Financat do jene te ekuilibruara. Beni shpenzimet me te nevojshme.
Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin sot do jete e shkëlqyer. Secili do mbaje përgjegjësitë e veta dhe te dy do jepni shume për mbarëvajtjen e jetesë ne cit. Klima do jete harmonike dhe e ngrohte. Beqaret do ndihen mire pran enje personi qe e kane njohur prej kohesh, por qe kurrë nuk e mendonin si partner. Ne planin financiar do iu duhet te merrni masa strikte për ta stabilizuar situatën.
Ujori
Çdo gjë do shkoje mire sot ne jetën sentimentale te çifteve. Sensualiteti dhe pasioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Zemrat e vetmuara duhet te bëjnë pak kujdes. Jo te gjithë ata qe do iu qëndrojnë pranë do jene te sinqerte. Shmangni zhgënjimet! Financat ne përgjithësi do jene te qëndrueshme. Do e konsolidoni situatën dhe do ndiheni me te qete se kohet e fundit.
Peshqit
Do bënit mire te mos ngatërronit paratë me jetën tuaj sentimentale sot nëse nuk doni te keni mosmarrëveshje. Gjithsecili duhet te kujdeset për financat e veta. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë, prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Merruni pak me tepër me menaxhimin e te ardhurave dhe shpenzoni me shume maturi. Vetëm kështu nuk do keni probleme.