Dashuria lulëzon në MARS, këto janë shenjat që do të provojnë fluturat në stomak këtë muaj

DASHI:  

Marsi do të jetë muaji i duhur në planin personal, nëse doni t’i thoni dikujt diçka apo ta afroni, sidomos pas datës 20. Ata që humbin kohën prej vitesh me dikë, sigurisht që nuk mund të pretendojnë ndryshime rrënjësore, por mund të diskutoni për të ardhmen në çift ndryshe, me më shumë bashkëpunim. S’duhet harruar se vjet, çiftet që ishin prej vitesh bashkë kanë pasur probleme në punë. Nëse ekziston mundësia, ju këshillohet më shumë afri, sidomos në 10 ditët e fundit të muajit, që janë të shkëlqyera në këtë drejtim.

DEMI: Çiftet që janë ende bashkë, edhe pas vështirësive të kohëve të fundit, kanë themele të forta. Ata që nuk janë të lidhur do të kenë takime interesante në mars, ndryshe nga shkurti. Kur bëhet fjalë për dashurinë, duket se jeni të matur, sidomos nëse keni përjetuar një ndarje në të shkuarën. Ndikimi i Mërkurit rikthehet në shenjën tuaj më datë 15 dhe më datë 22 do të keni më shumë qetësi shpirtërore.

BINJAKËT: Dashuria është disi e qetë në mars. Asgjë për t’u shqetësuar, por duke qenë se puna do t’ju zërë kohën më të madhe, do t’ju mbetet më pak kohë për dashurinë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me debatet rreth datës 19. Disa marrëdhënie miqësie mund të bëhen të rëndësishme dhe të krijojnë emocione dhe ndjesi pozitive në fund të muajit.

GAFORRJA: Këtë muaj do t’ju rikthehen emocione që s’i keni ndier prej kohësh. Çiftet e lidhura prej disa kohësh, që nuk kanë probleme fizike, mund të mendojnë të bëjnë një fëmijë, pasi kjo është një periudhë shumë e favorshme për ata që duan të krijojnë familje ose ta zgjerojnë atë. Çiftet e fejuara prej kohësh po mendojnë të bëjnë dasmën vitin tjetër. Pas vitesh të vështira, duket sikur tani gjithçka po stabilizohet dhe zemra do t’ju rrahë fort.

LUANI: Situata sentimentale do të përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë, në këtë periudhë duhet t’i harroni kujtimet e hidhura ose shqetësimet profesionale, që të mund t’i përjetoni mirë emocionet e zemrës. Njohjet në pranverë mund të shndërrohen në lidhje, ndonëse ju mundojnë çështjet praktike dhe ato ekonomike. Ata që janë bërë prej pak kohësh me fëmijë, u është shtuar shumë përgjegjësia, por edhe shqetësimi për të ardhmen.

VIRGJËRESHA: Çiftet që janë zënë shumë në të shkuarën, gjatë mesit të muajit mund të kalojnë momente të forta tensionesh. Po fillojnë të shfaqen shenjat e para të përmirësimit në shëndetin tuaj. Më datë 12 do të keni tensione të forta për shkaqe profesionale, por rezultatet do të jenë në favorin tuaj. Mesi i muajit do të karakterizohet nga një lodhje e madhe psikologjike. Do të jetë periudhë e lodhshme për ata që kanë kapërcyer një provë, një provim ose një sfidë.

PESHORJA: Do të favorizohen më shumë ata që kanë nisur një histori dashurie që në shkurt. Marsi nis mbarë, por do të keni një moment reflektimi. Mund të keni ndonjë mosmarrëveshje me fillimin e pranverës. Pra, pas datës 20. Ditët më të lodhshme janë në datat 22, 23, 28 dhe 29.

AKREPI: Marsi karakterizohet nga energjia, pasioni dhe dëshira për të dashur. Do të jeni më të vendosur t’u jepni fund lidhjeve që nuk kanë më një motiv për të vazhduar. Është e vërtetë edhe se çiftet që s’kanë probleme duhet të përballen me probleme financiare. Data 12 është shumë e mirë për sa i përket energjisë.

SHIGJETARI:  Duhet të tregoheni të kujdesshëm në fushën sentimentale këtë muaj. Kjo varet shumë edhe nga lidhja që përjetoni, pasi lidhja me Peshq, Binjakë dhe Virgjëreshë do të ketë tensione të forta gjatë fundjavës. Tregohuni të kujdesshëm që të mos përjetoni dy lidhje paralele. Megjithatë, edhe çiftet më të konsoliduara këshillohet të tregohen të kujdesshme.

BRICJAPI: Zemrat e vetmuara që kërkojnë dashurinë duhet të tregohen të gatshme për takime të reja. Ata që kanë një lidhje në distancë do të bashkohen gjatë dy javëve të fundit të marsit. Ata që janë martuar së fundmi dhe janë bërë me fëmijë, do të debatojnë për detyrat dhe përgjegjësitë.

UJORI: Kërkoni dikë që t’ju plotësojë dëshirat. Ruhuni nga provokimet më datë 10. Zemrave vetmitare u këshillohet të shohin rrotull dhe të presin një lajm të mirë. Sidomos pas datës 21. Lidhjet e konsumuara nuk mund të konsolidohen menjëherë, por do të ishte mirë të flisnit hapur.

PESHQIT:  Harrojeni të shkuarën nëse ka qenë e vështirë dhe dashuroni seriozisht. Kuptohet që ju pëlqen të jetoni krah një njeriu të qëndrueshëm. Do t’i kushtoni shumë rëndësi një debati me fëmijët ose me një ish-partner.

Author: horoscope