Këto janë 5 pikat e dobëta të çdo shenje horoskopi. Bëni mirë t’i lexoni e të ndryshoni

Dashi

1. Je gjithmonë në nxitim.
2. Nxehesh lehtësisht me të tjerët.
3. Ndonjëherë i nis debatet për argëtim.
4. Nuk të pëlqen të kërkosh ndihmë.
5. Nuk ke shumë durim.

Demi
1. Je tepër dembel.
2. Të pëlqen t’i bësh gjërat sipas dëshirës tënde.
3. Nuk të pëlqen asnjëherë të rrëzikosh.
4. E sheh të vështirë shprehjen e ndjenjave të tua.
5. Nervozohesh lehtësisht.

Binjakët
1. Dëshiron të bësh shumë gjëra njëkohësisht.
2. Ndërron vazhdimisht ide dhe mendim.
3. Ndonjëherë krijon drama për asnjë arsye.
4. Të pëlqen të jesh gjithmonë në qendër të vëmendjes.
5. Nuk je asnjëherë i përpiktë.

Gaforrja
1. E vret shumë mendjen për fjalët e të tjerëve.
2. Zhytesh shpesh në botën tënde.
3. Mendon shumë për të shkuarën.
4. U fal shumë personave që nuk e meritojnë.
5. Je gjithmonë në rolin mbrojtës.

Luani
1. Dëshiron të kesh gjithmonë të drejtë.
2. Ofendohesh shumë lehtë.
3. Pretendon shpesh shumë vëmendje.
4. Je tepër egoist.
5. Të pëlqen të bësh rolin e viktimës.

Virgjëresha
1. Bëhesh person i bezdisshëm për shumë gjëra.
2. Sillesh tepër ashpër me veten tënde.
3. E ke tepër të vështirë të kërkosh këshillë.
4. Kërkon në çdo aspekt perfeksionin.
5. Nuk je aspak empatik me të tjerët.

Peshorja
1. Mendohesh shumë për të marrë një vendim.
2. Shqetësohesh shumë për dashurinë.
3. Je tip tepër krenar.
4. Dhuron shumë nga vetja në çdo marrëdhënie që ndërton.
5. Nuk ndalon asnjëherë duke u menduar.

Akrepi
1. Je shumë hakmarrës.
2. Të pëlqen të jesh tipi dominant në një marrëdhënie.
3. Je gjithmonë në mbrojtje të vetes, asnjëherë nuk i sulmon të tjerët.
4. Mund të mbash mëri ndaj dikujt për një kohë të gjatë.
5. Ndonjëherë je tepër xheloz.

Shigjetari
1. Je paksa i pakujdesshëm.
2. Të pëlqen të rrezikosh.
3. I kritikon shumë të tjerët, edhe pse mundohesh ta bësh në mënyrë “të zbutur”.
4. Mendon se e di gjithçka.
5. Nuk njeh kufij, i thua gjërat pa i menduar.

Bricjapi
1. Mendimet e tua janë armiku yt më i keq.
2. Shqetësohesh shumë për mendimin e të tjerëve.
3. Nuk gëzohesh me asgjë.
4. Ke tepër frikë nga dështimet.
5. Kërkon të kesh përherë të drejtë në gjithçka.

Ujori
1. Në disa raste je tepër kokëfortë.
2. Nuk rresht së menduari në mënyrë të vazhduar.
3. E ke të vështirë t’i shprehësh ndjenjat dhe emocionet e tua.
4. E urren kur duhet të ndjekësh rregullat.
5. Je tepër i paparashikueshëm.

Peshqit
1. Je ekstremisht i ndjeshëm.
2. Rrallë arrin në kohë në një takim.
3. Të pëlqen të jetosh në botën tënde të fantazive.
4. I fal lehtësisht të tjerët.
5. Ke tepër lëkundje humori.

Author: horoscope