Horoskopi Javor nga HOROSCOPE, çfarë rezervojnë yjet për Datat 21-27 Mars 2022

Dashi

Ka shume mundesi te keni probleme te medha me partnerin tuaj gjate kesaj jave. Atmosfera do jete e ftohte dhe me zor do komunikoni. Kujdes! Beqaret do ndihmohen nga Venusi ne planin sentimental. Nese tregoheni me te hapur dhe i pranoni ftesat qe do iu behen do mund te krijoni shpejt nje lidhje te qendrueshme. Problemet financiare do i zgjidhni pak nga pak. Per sa i perket shendetit ai nuk do jete i keq megjithate do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi. Mire do ishte te clodheshit here pas here. Ne pune do iu jepet mundesi te bashkepunoni me disa kolege te zotet. Do arrini shume shpejt objektivin e duhur. Per familjen duhet te kujdeseni me teper.

Demi

Nese doni t’ia kaloni mire me ate qe keni ne krah kete jave, duhet te tregoheni te matur me gjithcka qe do thoni. Shmangni agresivitetin dhe mundohuni te toleroni me teper. Beqaret duhet t’i mbajne kembet ne toke do mos enderrojne shume. Dilni neper takime, por ne asnje menyre mos jepni fjalen para se te jeni te sigurte. Sipas Horoscope, ne planin financiar duhet te merrni masa drakoni nese doni qe mos keni probleme te medha. Shendeti nuk do jete i keq, por gjithsesi shqetesime te vogla do keni. Kujdesuni me teper per veten dhe pini me shume caj. Ne planin profesional do arrini shpejt ate qe keni deshiruar. Shefat do ua njohin meritat dhe mund te merrni shperblime. Familja pa probleme.

Binjaket

Kujdes nga influenca negative e Jupiterit gjate kesaj jave. Nese e humbni komunikimin dhe i mbani te fshehta atij qe keni ne krah, mund te kaloni edhe kriza te veshtira ne cift. Ambienti per beqaret do jete me i favorshem. Takimet nuk do mungojne por vetem nga fundi i javes mund te hidhen hapat e pare drejt nje lidhjeje. Ne planin financiar do iu duhet te perballeni me goxha veshtiresi. Ulni menjehere shpenzimet. Per nje shendet me te mire merruni me pak sport ecni ne kembe, flinime heret dhe mos harroni te hani ne meyre te rregullt. Ne pune nuk do jeni te perqendruar per shkak se do debatoni mjaft me koleget. Mundohuni t’i neglizhoni ata. Ne familje do jete jave e qete.

Gaforrja

Marredhenia me partnerin do jete me e mire kete jave nese tregoheni me pak autoritare dhe me te sinqerte. Mos kerkoni te impononi mendimin tuaj per gjithcka dhe te vendosni vetem ju. Beqaret do kerkojne gjate gjithe kohes personin ideal, por fati nuk do jete ne anen e tyre. Nese tregeni pak me te arsyeshem ne planin financiar do e kaloni pa probleme javen, nese shpenzoni pa kursim, tronditjet do jene te medha. Doni te dini si do jete shendeti? Do jeni me energjike dhe me ne forme sesa e mendonit. Per te vetmen gje qe duhet te kujdeseni eshte higjiena. Ne pune duhet te jeni me te qarte dhe me te sakte. Idete qe keni shprehini! Ne familje gjerat do rregullohen.

Luani

Klima ne cift do jete e tensionuar gjate kesaj jave. Per te mos i perkeqesuar gjerat edhe me teper, qendroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni me qetesi. Per beqaret do kene takime te shumta por asnjeri nuk do sjelle emocionet e shumepritura. Mos u nxitoni! Perspektivat financiare do jene te mira. Nese nuk e teproni me shpenzimet ka mundesi te keni edhe ndonje permiresim te vogel te buxhetit. Shendeti ne pergjithesi do jete i mire, megjithate do kete ndonje dite ku mund te ndieni pak dhimbje koke. Sipas Horoscope, ne pune do iu kerkohet me shume nga sa keni dhene dhe kjo mund t’iu nervozoje. Beni aq sa keni mundesi! Me familjaret do keni nje marredhenie me te mire.

Virgjeresha

Do ndiheni gjate gjitha javes pesimiste per jeten tuaj ne cift dhe nuk do tentoni ta ndryshoni rutinen. Partneri nga ana tjeter do mundohet t’ua beje qejfin por do e kete te veshtire. Beqaret do kene fat dhe sukses ne dashuri. Me ne fund edhe ju do ndryshoni status dhe nuk do ndiheni vetem. Ne planin financiar do kryeni transakiosne te rendesishme dhe do ruani gjithe kohes ekuilibrin. Bravo per aftesine menaxhuese. Shendeti do jete delikat. Mund te keni probleme nervore dhe nuk do ndiheni rehat. Keshillohuni me mjekun. Ne pune do ndiheni me te sigurte ne vetvete dhe do hidhni hapa galoponte. Perfitimet do jene si per ju ashtu edhe per kompanine. Familja do kaloje nje jave te kenaqshme.

Peshorja

Temat qe do diskutoni gjate kesaj jave me ate qe keni ne krah do jene te shumta. Yjet keshillojne vetem qe te reflektoni mire para se te merrni vendime te rendesishme. Mos u verboni nga ndjenjat. Nese beqaret e lene veten te lire dhe tentojne eksperienca te reja do ndihen me mire. Mundesite nuk do mungojne. Financat do i menaxhoni me me shume kujdes dhe do tregoheni largpames. Me shendetin nuk priten probleme te medha, megjithate disa mund te kene nje rrufe te lehte. Nese iu duhet te filloni projekte te reja ne pune, do ia arrini me se miri qellimit. Nuk do keni as vonesa dhe as pengesa. Ne familje do keni debate dhe do ziheni me disa familjare.

Akrepi

Ke mundesi qe gjate kesaj jave besimi ne cift te humbase dhe ju te debatoni ashper me partnerin. Mos mendoni se ai nuk iu do vetem ngaqe nuk ua shpreh ndjenjat. Per beqaret ambienti do jete me sensual dhe mundesite per te krijuar lidhje do jene medha. Ne planin financiar do jeni te tensionuar per shkak te veshtiresive qe do keni. Keto jane pasojat e se kaluares, mos harroni dhe mesoni. Gjendja shendetesore do jete e mire. Nuk do keni per cfare te qaheni keshtu qe qetesohuni. Ne pune duhet te mbroheni nga xhelozia e tepruar e kolegeve. Mos lejoni qe ata t’ua prishin planet qe keni bere. Familja do jete me e qete se nje jave me pare.

Shigjetari

Mos e neglizhoni shume partnerin gjate kesaj jave sepse ai do merzitet dhe mund te keni mosmarreveshje. Gjeni kohe edhe per te. Krijimi i nje lidhjeje te qendrueshme nuk do jete shume larg per beqaret keshtu qe duhet t’i bejne syte kater. Ne planin financiar do keni me shume fat sesa mendonit. Perfitoni nga kjo per te hequr disa lek menjane ose per te bere ndonje shpenzim me teper. Shendeti do kete probleme. Do vuani nga nje nervozizem i tepruar prandaj duhet te ndaloni cigaren dhe kafene. Sipas Horoscope, edhe ne pune gjerat nuk do shkojen ashtu si i kishit menduar. Kjo do iu merzite pa mase dhe do beheni pesimiste per te ardhmen. Familja pa probleme.

Bricjapi

Marredhenia ne cift ka mundesi te jete shume me e mire gjate kesaj jave. Nuk do tregoheni kritikues dhe ka gjasa te kaloni shume momente plot pasion. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijne dhe duhet te perfitojne nga ftesat qe do iu behen. Ne planin financiar ka rrezik qe problemet t’iu kthehen ne makth. Merrni sa me shpejt masa dhe kerkoni ndihme nga specialistet. Shendeti do jete i mire nese hani ne menyre te vazhdueshme, nese nuk e teproni me cigaren dhe me alkoolin. Ne planin profesional do i kaloni nje nga nje pengesat dhe do ndiheni me te sigurte per hapat qe duhet te hidhni. Bravo per kembenguljen! Ne familje atmosfera do jete e ngrohte.

Ujori

Ata qe jane ne nje lidhje dokuptohen me se miri gjate kesaj jave me personin qe do kene ne krah. Toleranca dhe mirekuptimi do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Per beqaret, ceshtjet e zemres do marrin me shume rendesi. Ka gjasa qe te arrini ta beni per vete personin qe iu pelqen. Ne planin financiar do ndermerrni rreziqe te medha pa e ditur se mund te pengoheni dhe te gaboni. Shendeti do jete me i mire. Do keni me shume energji dhe do ndiheni ne forme. Beni vetem ndonje kontroll tek stomatologu. Ne pune do jeni mjaft krijues dhe do ndermerrni sfida te reja. Po u treguat te vendosur do e arrini ate qe deshironi. Harmonia do mbizoteroje gjate gjithe kohes ne familje.

Peshqit

Klima ne cift nuk do jete aspak e ngrohte kete jave. Mund te perballeni edhe me debate te zjarrta, disa te lidhura me parate. Beqaret do kene takime interesante me disa kolege pune. As qe iu kishte shkuar asnjehere ne mendje se do iu pelqente ai person. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Do kryeni transaksionet e duhura dhe doe stabilizoni buxhetin. Planetet do jene te pozicionuar keq ne sektorin e shendetit. Mbrohuni sa te mundni nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Ne pune nuk do ecni me me rritme aq te shpejta sa disa kohe me pare. Shfrytezojeni per t’u menduar dhe per te reflektuar. Mos e humbni kurajen. Familja do kaloje nje jave te mire./horoscope

Author: horoscope