Dashi
Dikush qe ka ardhur nga jashtë do iu joshe shume gjate kësaj dite dhe ka rrezik te tundoheni. Do e lëndoni pa mase partnerin dhe do pendoheni ep rate qe do bëni, por do jete vone. Beqaret nuk do kenë durim te dalin dhe te njihen me persona te rinj. Për sa iu përket financave ato nuk do jene te këqija. Gjithsesi mire është te bëni kujdes me investimet e mëdha.
Demi
Influenca e yjeve ne planin sentimental do jete mjaft pozitive gjate feksja dite. Jo vetëm qe nuk do keni mosmarrëveshje me partnerin, por do kaloni momente mjaft romantike se bashku. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes nëse do takojnë dike te veçante. Ne planin financiar do keni disa probleme. Mos u dorëzoni sepse jeni te afte t’i përballoni këto sfida.
Binjaket
Do e lini pas dore jetën sentimentale gjate kësaj dite sepse do jeni te angazhuar me pune. Partneri do mërzitet sepse ka kohe qe iu kërkon me shume ngrohtësi. Mundohuni te flisni sinqerisht me te. Beqaret do kalojnë ne një etape te re te jetës se tyre. Gjithçka do jete me e bukur. Situata financiare do jete delikate prandaj shpenzimet e mëdha duhen shtyre për me vone.
Gaforrja
Do e largoni rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do iu duket sikur po jetoni ne një bote tjetër. Do ndiheni te lumtur dhe ne paqe. Beqaret, nen ndikimin pozitiv te Venusit do arrijnë te joshin një person me personalitet te forte. Edhe pse është serioz ai është pasionant dhe shume i dashur. Kujdes me operacionet financiare te pamatura.
Luani
Ka ardhur koha te reflektoni seriozisht gjate kësaj dite për te ardhmen e jetës suaj ne çift. Nëse ndjenjat për partnerin janë shuar do i bënit dem vetes dhe atij nëse do qëndronit te lidhur. Nëse jeni te vetmuar, yjet parashikojnë një takim befasues. Përgatituni! Financat do jene me te stabilizuara se kohet e fundit. Përfitoni nga kjo dite për te shlyer borxhet.
Virgjeresha
Do dashuroheni ashtu si e ndjeni gjate kësaj dite dhe nuk do mendoni aspak se çfarë thonë te tjerët. Ata qe kane pasur disa debate do i zgjidhin shume shpejt. Beqareve do iu behet një propozim i veçante i cili do i beje te ndihen te vlerësuar. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje problemeve dhe do jeni me te qete. Disa familjare do iu ndihmojnë mjaft.
Peshorja
Ka rrezik qe çiftet te përballen me zhgënjime te mëdha gjate kësaj dite. Partneri qe keni ne krah do shohë dike tjetër dhe nuk do iu trajtoje me si dikur. Mos vuani me shume, por jepini fund gjithçkaje. Beqaret do vazhdojnë te qëndrojnë edhe sot vetëm. Financat do jene me pozitive sesa ju mendonit. I vetmi problem do jete se do iu duhet te bëni një investim te madh.
Akrepi
Nga njëra ane do kërkoni shume nga partneri dhe nga ana tjetër ju nuk do i kushtoni atij rëndësinë e duhur. Mos e bëni këtë gabim sepse ai do mërzitet dhe do ndryshoje sjellje. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe një lidhje serioze. Ne planin financiar situata do jete delikate. Shpenzoni, por bëjeni këtë me shume kujdes.
Shigjetari
Ne planin sentimental gjerat do shkojnë me se miri. Nuk do ketë asnjë re ne qiell kështu qe ambienti do jete i ngrohte. Beqaret duhet te tregohen te moderuar dhe te mos nxitohen me hapat qe do hedhin. Ka kohe për gjithçka. Influenca e yjeve ne sektorin e financave do jete si thike me dy presa. Do keni vështirësi, por kjo nuk do te thotë qe ta humbni optimizmin.
Bricjapi
Do i jepni me shume prioritet jetës ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni. Vazhdoni t’i shprehni njësoj ndjenjat. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do dinie çfarë te bëjnë pas disa takimeve te veçanta. Yjet këshillojnë te mos i humbni këto raste. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni asnjë rrezik me shume sesa duhet.
Ujori
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një krize sot. Debatet do jene te forta qe ne mëngjes kështu qe bëni kujdes! Disa te ashtuquajtur “miq” do iu prishin pune. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme dhe mjaft emocionuese. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni! Ne planin financiar do i përballoni me shume sukses vështirësitë qe do iu dalin para. Bravo!
Peshqit
Dite e qete dhe pa probleme te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni tolerante dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Do kaloni shume momente te lumtura. Jeta sentimentale e beqareve do jete e trazuar. Edhe pse do kërkoni një lidhje serioze nuk do ia arrini dot qëllimit. Edhe ekuilibri financiar do lëkundet për shkak te shpenzimeve te tepruara