Duhet ti bejne syte kater/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit qe fillimi i muajit Prill i pret me veshtiresi

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë një javë të vështirë nga 27 marsi deri më 2 prill.

Dashi

Me të drejtë mund të mendosh se kjo periudhë do të ishte e Dashit, meqë jemi në sezonit e tij, por kjo shenjë do të ketë një shpërthimi inati. Shpërthim që as vetë Dashi nuk do t`ia durojë vetes. Kjo javë do t’ju bëjë të ndiheni kaq kokëfortë sa nuk do të mund t’i jepni asnjë personi tjetër kohë nga koha juaj. Ju nuk mund t’i komunikoni mendimet tuaja, sepse besoni se të gjithë rreth jush janë budallenj që nuk mund të arrijnë në një ide me ju.

Luani

Padyshim që duket se shenjat e zjarrit janë ato që do të preken më shumë nga tranzitet e vështira të kësaj jave dhe ti, Luan, nuk do t’i shpëtosh kësaj rrjete konflikti. Nga njëra anë, ju ndiheni sikur jeni vërtet ‘mbreti i botës’, ndërsa nga ana tjetër, nuk mund të komunikoni atë që dëshironi me të vërtetë – dhe kjo është ajo që qëndron në zemër të zhgënjimit tuaj këtë javë. Pra, kjo javë do t’ju bëjë të ndiheni keq për diçka që nuk mund ta bëni, dhe do t’i kushtoni vëmendje atij që është më afër jush.

Shigjetari

Kjo është një nga ato javë ku i gjithë zjarri brenda një Shigjetari digjet kaq fort – në të gjitha mënyrat e gabuara. Ju mendoni se të qenit i sinqertë do t’ju ndihmoj, por do kuptoni se nuk keni mësuar asgjë mbi diskrecionin. Gjithçka është e zezë ose e bardhë për ju, Shigjetar, dhe për shkak se nuk mund ta gjeni të mesmen këtë javë, do të përfundoni duke u ndjerë kaq të polarizuar dhe konfliktualë, saqë pjesa më e madhe e kësaj jave nuk do t’ia vlejë as të ngriheni nga shtrati.

Author: horoscope