Parashikimi Astrologjik per muajin Prill 2022/Do keni ide te qarta për hapat qe duhet te hidhni dhe do arrini këtë muaj

Dashi

Nëse punët nuk po shkojnë mire me atë qe keni ne krah, mundohuni te merrni një vendim te rëndësishëm. Nga ana tjetër nëse vazhdoni ta dashuroni po njësoj atë qe keni ne kreh, pasioni do te rindizet dhe do përjetoni emocione te mëdha. Atmosfera do jete me e ngrohte ne javët e fundit te muajit. Beqaret do kenë mundësi me te mëdha për te gjetur personin e tyre te ëndrrave, vetëm se duhet te tregohen me te matur me veprimet qe do bëjnë. Mos i kaloni etapat përnjëherësh. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jete shume i mire. Për çdo shqetësim qe do keni flisni sa me pare me mjekun përkatës. Financat here do jene te mira e here jo. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Horoscope thote se ne planin profesional do keni ide te qarta për hapat qe duhet te hidhni dhe do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Demi

Gjate këtij muaji, jeta sentimentale e çifteve do jete plot ngjyra. Komunikimi do shtohet edhe me shume dhe do tregoheni me te hapur me njeri-tjetrin. Ata qe kane bere disa gabime do bëjnë mire te kërkojnë falje sa me shpejt. Beqaret deri ne mesin e muajit nuk do kenë asnjë takim premtues, por pas datës 16 gjerat do ndryshojnë tërësisht. Surprizat do jene te njëpasnjëshme kështu qe përgatituni. Shëndeti do jete edhe me i mire sesa ju mendonit. Do ndiheni ne forme dhe plot energji. Ne planin financiar do iu duhet te merrni qe ditët e para disa masa strikte ne mënyrë qe mos keni probleme me vone. Investimet e mëdha lërini për me vone. Ne pune do jete një muaj i vështirë. Here pas here do iu duket vetja te pafuqishëm për te arritur atje ku dëshironi.

Binjakët

Ne përgjithësi ky muaj do jete i mire dhe i qete për te gjithë. Jo vetëm marrëdhënia me personat e zemrës, por edhe ajo me familjaret dhe miqtë do jete e ngrohte. Java e pare do jete shume pasionante për te dashuruarit, por e mira është te mos merren vendime te menjëhershme. Beqaret do jene plot e përplot ma angazhime dhe nuk do e kenë mendjen tek takimet. Ata çdo gjë ia lënë kohës. Shëndeti do ketë here pas here disa shqetësime. Sipas Horoscope merrni sa me shpejt masat pa u përkeqësuar gjendja. Ne planin financiar mos kërkoni asgjë me ngulm sepse do gaboni rende. Mundohuni te shpenzoni me maturi dhe te mendoni për te ardhmen. Puna, ndryshe nga një muaj me pare do jete plot te reja dhe sukses. Gjithë sakrificat qe keni bere do japin rezultate.

Gaforrja

Gjate këtij muaji do jeni shume te sinqerte me personat qe keni ne krah dhe nuk do iu pëlqejnë padrejtësitë. Për pjesën me te madhe te çifteve, gjerat do shkojnë mire dhe nuk do ketë debate te zjarrta. Ata qe kane pasur probleme do iu mendojnë gjerat me mire dhe do reflektojnë me kujdes. Beqaret do jene shume te zënë me angazhime te tjera dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Gjithsesi disa takime interesante mund te ndodhin ne datat 17 ose 18. Shëndeti nuk do jete i stabilizuar. Mundohuni te çlodheni dhe te relaksoheni here pas here. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete delikate kështu qe kujdes me shpenzimet. Ne pune do iu bëhen disa padrejtësi, çka do iu mërzitë pa mase. Mos e humbni arsyen sepse këtë do duan kundërshtarët. Ju jeni te zotet dhe mund t’ia dilni.

Luani

Ky muaj do jete me i përshtatshmi për te mare vendime te rëndësishme ne çift. Për te mos gabuar mendohuni mire. Do shkëmbeni çdo ide dhe mendim me personin qe dashuroni dhe gjithçka di shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te dalin me tepër dhe duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini te krijoni një lidhje. Shëndeti nuk do jete i mire ne pjesën me te madhe te kohës. Kujdes me lodhjen dhe mos neglizhoni asnjë shqetësim. Ne planin financiar pritet te keni fat. Me ne fund do arrini te blini ato qe aq shume keni dëshiruar, madje edhe te hiqni pak lek mënjanë. Ne planin profesional, disa persona te afërt do iu ndihmojnë te realizoni disa projekte te rëndësishme dhe fitimprurëse. Disave do iu duhet edhe te negociojnë me disa kolege. E mira është qe t’i ndani punët qe ne fillim.

Virgjëresha

Gjate këtij muaji do iu lindin shume dyshime për atë qe keni ne krah. Përpara se te bëni skena xhelozie dhe ta qortoni partnerin sigurohuni qe gjerat janë ashtu si duhet. Këshilla e yjeve është te mos iu besoni shume disa shoqeve qe sapo i keni njohur. Dy javët e fundit do jene me te qeta dhe pak nga pak harmonia do filloje te rifutet ne jetën tuaj. Beqaret do kenë disa takime te rëndësishme qe ne ditët e para te muajit. Gjithçka do behet me serioze me kalimin e ditëve dhe javëve. Stresi dhe ngarkesa ne pune do iu sjelle shume probleme shëndetësore. Kujdesuni për veten dhe këshillohuni menjëherë me mjeket e duhur. Çështjet financiare kërkojnë me shume maturi dhe përkujdesje. Horoscope thote se ne pune do jeni me produktive dhe do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve qe mund t’iu dalinn

Peshorja

Marrëdhënia me partnerin do jete e vështirë këtë muaj. E mira do ishte te vepronit me takt dhe delikatese nëse nuk doni te keni probleme te mëdha. Beqaret do qëndrojnë vetëm javët e para, por pas datës 20 çdo gjë do ndryshoje tërësisht. Një takim i papritur do ua beje ditën me emocionuese dhe te kënaqshme. Shëndeti do jete here i mire dhe here problematik. Mos bëni asgjë pa pyetur mjekun sepse do e përkeqësoni situatën. Ne planin financiar priten disa ndryshime pozitive, kjo fale maturisë qe keni treguar kohet e fundit me shpenzimet. Javët e para stresi do iu pushtoje ne jetën profesionale. Nuk do dini çfarë te bëni me pare dhe do ngurroni. Pak nga pak do mësoheni me ngarkesën dhe do arrini atje ku dëshironi. Disa do diskutojnë me shefat edhe për një rritje te pagës, çka ai do e mirëpresë.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete e mire dhe e qete gjate këtij muaji. Partner do iu komplimentoje here pas here dhe do iu beje te ndiheni mire. Mos e humbisni për asnjë moment komunikimin nëse doni qe harmonia te mbizotërojë gjithë kohen. Për beqaret java e pare do jete e qete, por me pas do ketë takime te njëpasnjëshme. Mos keni turp t’i shprehni ato qe ndjeni. Shëndeti do jete delikat për shkak te lidhjes dhe stresit te ditëve. Çlodhuni here pas here dhe hani ne mënyrë te shëndetshme. Ne planin financiar do tregoheni te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë as tronditjen me te vogël. Ata qe janë ne pune do përballen me sfida te vështira, por me pak durim do ia dalin. Te papunët do marrin disa propozime qe ia vlejnë te mendohen. Mos i humbni këto mundësi qe do iu jepen.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete me pak e turbullt sesa një muaj me pare. Momentet e mbushura me pasion do jene te shumta prandaj shfrytëzojeni çdo dite. Ne mes te muajit mund te merrni një propozim te rëndësishëm qe e keni pritur prej disa kohesh. Horoscope thote se beqaret nuk duhet te hezitojnë t’ia shprehin pëlqimin dikujt. Hidheni jua hapin te paret. Shëndeti do jene i shkëlqyer. Do ndiheni ne forme te mire dhe plot energji. Vazhdoni te kujdeseni për ato qe hani dhe merruni ende me aktivitet fizik. Financat do tronditen here pas here për shkak te shpenzimeve qe do kryeni. Megjithatë ju do e merrni veten shpejt. Ne planin profesional do iu jepen mundësi te mira te tregoni çfarë jeni te afte te bëni. Megjithatë yjet këshillojnë t’i mbajnë gjithë kohës këmbët ne toke.

Bricjapi

Këtë muaj as jeta juaj sentimentale dhe as ajo profesionale nuk d jete shume e qëndrueshme. Nëse jeni ne çift do debatoni ashpër me partnerin mbi një teme delikate dhe te dy do mendoni se keni te drejte. Kujdes! Beqaret do kenë takime interesante, po do e prishin vete gjithçka duke bere krahasime me personat qe kane pasur dikur lidhje. Shëndeti nuk do jete i mire. Kujdesuni me tepër dhe dëgjojini këshillat e me te mëdhenjve. Nëse ndieni ndonjë shqetësim mos e duroni, por shkoni menjëherë tek mjeku. Financat do kenë probleme here pas here. Kujdes me shpenzime e tejskajshme. Ne pune do jete muaj i ngarkuar dhe me vështirësi. Telefoni juaj nuk do reshte te reni dhe do jeni te stresuar. Beni si te bëni këtë muaj sepse me pas çdo gjë do jete me e thjeshte.

Ujori

Ju qe jeni ne çift do kërkoni me shume pavarësi sesa duhet këtë muaj dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër yjet këshillojnë te tregoheni me te disponueshem ndaj atij qe keni ne krah dhe t’ia plotësoni disa dëshira. Mos lejoni qe ai te shohë dike tjetër. Qe nga data 14 gjerat do fillojnë te përmirësohen dhe ju do e kuptoni qe nuk jeni sjelle si duhet. Beqaret do kenë takime qe javën e para, por duke i njohur me mire ata persona do e kuptoni se nuk bëjnë për ju. Shëndeti ka nevoje për me tepër vëmendje. Mos e lini pas dore. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse shpenzimet ne fakt nuk do jene te pakta. Ne pune mos mendoni se keni gjithmonë te drejte dhe pranojini disa kritika qe do iu bëjnë shefat. Kokëfortësia nuk do iu çojë asgjëkund.

Peshqit

Ju do kujdeseni shume për jetën ne çift gjate këtij muaji, por partneri nuk do beje te njëjtën gjë. Do mërziteni here pas here me te dhe do debatoni. Gjithsesi duhet thënë se javën e fundit gjerat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Beqaret nuk duhet te tentojnë te joshin aspak ne gjysmën e pare te muajit sepse do lëndonin veten. Me vone do e kenë rrugën te lire te bëjnë çfarë te duan. Për te qene ne forme te mire shëndetësore dhe trupore duhet te merreni me pak sport ose nëse nuk keni mundësi ecni me shume ne këmbë. Tenisi dhe biçikleta do jene gjithashtu një mënyrë për t’iu mbajtur ne forme. Ne planin financiar duhet ende shume maturi dhe kujdes. Pak nga pak çdo gjë do stabilizohet. Ne pune nuk priten probleme, por mos kërkoni te arrini suksesin menjëherë. Beni durim./horoscope

Author: horoscope